NBA: Warriors mposhten nga Nuggets, Lakers shënojnë fitore ndaj Rockets
Derbi i së dielës mbrëma në NBA ishte mes Golden State Warriors dhe Denver Nuggets që përfundoi në të mirë të liderëve Nuggets me rezultat të ngushtë 110-112.
Warriors filluan ndeshjen me epërsi prej dhjetë pikëve dhe ngjallën shpresat për një fitore edhe pse ishte vetëm fillimi por ritmi i lojës ishte në nivelin e mrekullueshëm. Në çerekun e dytë ishin në disavantash prej 7 pikëve, e kjo gjendje vazhdoi edhe në çerekun e tretë. Çereku i fundit dhe vendimtari ishte në të mirë të Nuggets ku edhe triumfuan.
Nuggets ishin më të mirë në trepikësh, në bllok dhe në vjedhje të topave ndërsa Warriors në kërcime, kishin më shumë asistime dhe punë ekipore, e në gjuajtje të lira ishin të saktë duke shënuar 17 nga 17 gjuajtjet. Michael Porter Jr u zgjodh lojtari i ndeshjes me 29 pikë, 11 kërcime dhe katër trepikësh.
Los Angelos Lakers renditen në vendin e shtatë pas fitores së mbrëmshme ndaj Huston Rockets me rezultat 134-109. Lakers dominuan gjatë gjithë ndeshjes me LeBron të rikthyer në fushë me një triple double 18-11-10 dhe Anthony Davis me 40 pikë, nëntë kërcime dhe 2 blloka që u zgjodh edhe lojtar i ndeshjes. Lakers qëndrojnë një pikë larg Warriors.
Phoenix Suns shënuan fitore ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 128-118. 34-vjeçari Kevin Durant shkëlqeu me 35 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe tre trepikësh duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes. Suns dominuan në të gjitha aspektet e ndeshjes, me trepikësh, gjuajtje të lira, asistime dhe blloka duke e siguruar vendin e katër në tabelë 2 pikë para Clippers dhe katër pikë pas Kings që shënuan humbje në ndeshjen e mbrëmshme.
Një tjetër ballafaqim që la gojëhapur tifozët ishte humbja e Sacramento Kings ndaj San Antonio Spurs me rezultat 134-142. Spurs kanë humbur ndeshjet me rezultatet më të thella në këtë edicion dhe Kings të renditur në vendin e tretë në konferencën perëndimore dëshpëroi me këtë humbje ndaj vendit të 14 në po të njejtën konferencë. Julian Champagne u zgjodh lojtari i ndeshjes duke thyer rekordin e tij personal me 26 pikë, gjatë kërcime dhe katër trepikësh.
Philadelphia 76ers pësuan humbjen e dytë të javës, kësaj radhe ndaj liderit të konferencës lindore Milwaukee Bucks me rezultat 104-117. Liderët filluan fuqishëm me 15 pikë avantazh dhe mbajtën lojën në po të njëjtin ritëm. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Giannis Antetokounmpo me 33 pikë, 14 kërcime, gjashtë asistime dhe tre blloka.
Konferenca Lindore:
Chicago Bulls qëndrojnë në vendin e dhjetë me fitoren e mbrëmshme ndaj Memphis Grizzlies me rezultat 128-107.
Toronto Raptors në vendin e nëntë me fitoren ndaj Charlotte Hornets 128-108
Atlanta Hawks në vendin e tetë me fitoren ndaj Dallas Mavericks 132-130
Konferenca Perëndimore:
Minnesota Timberwolves në vendin e nëntë që shënuan humbje ndaj Trail Blazers me rezultat 105-107
Në vendin e tetë New Orleans Pelicans shënuan fitore ndaj Los Angeles Clippers 122-114./Orselina Lazraj/