NBA: Vazhdojnë humbjet e njëpasnjëshme të Warriors e Nets përkundër shkëlqimit të Curryt e Durantit
Sezoni i ri në NBA po prodhon vazhdimisht rezultate të befasishme, aty ku skuadrat favorite nuk po arrijnë assesi të këndellen duke pësuar humbje të njëpasnjëshme si në rastin e Golden State Warriors që u mposht nga Miami Heat 116:109, gjithashtu Brooklyn Nets nga Chicago Bulls me rezultat 108:99.
Ylli i Nets, Kevin Durant, e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme këtë sezon, por me paraqitjet e tij të mira individuale nuk po vijnë edhe rezultatet e skuadrës.
Në ndeshjen e zhvilluar në Barclays Center në New York ata pësuan humbjen e gjashtë sezonale, krahas dhe dy fitoreve. Në këtë humbje patën përballë Bulls që edhe ata nuk kanë pasur një fillim kushedi sa të mirë, që më fitoren e djeshme arritën në rekordin, katër fitore e katër humbje.
/cloudfront-us-east-1.images.arcpublishing.com/pmn/H3F4AFRADQZ3ENXTZBN3ZN2UDY.jpg)
Më të mirët në fitoren e mysafirëve ishin padyshim Zach LaVine e DeMar DeRozan, që shënuan 29 dhe 20 pikë respektivisht e gjithashtu kontribuuan me rebounds e asiste.

Në anën tjetër, siç u cek më lart, te skuadra humbëse më i mirë si në çdo ndeshje tjetër ishte Durant, që realizoi 32 pikë, nëntë rebounds, gjashtë asistime dhe dy bllokada, me një saktësi për gjuajtje 52 % apo nëntë nga 17 tentimet të përfunduara me pikë.
Atij në këtë mbrëmje i mungoi ndihma e yllit tjetër, Kyrie Irving, që pati një nga netët më të këqija ku në 33 minuta lojë shënoi vetëm katër pikë me një përqindje shumë të vogël prej 16.7%.
Një skuadër tjetër që nuk po bind në këtë sezon, është kampioni i Golden State Warriors, që dje ndaj Miami Heat morën humbjen e pestë dhe të tretën me radhë.

Te Heats shkëlqyen dyshja Max Strus e Jimmy Butler me nga 24 dhe 23 pikë, ky i fundit dha edhe gjashtë rebounds e tetë asistime, teksa u ndihmuan edhe nga Bam Adebayo me 19 pikë të realizuara.

Te Warriors ishte Stephen Curry si gjithnjë më i mirë, që në këtë ndeshje shënoi shifrat e magjishme që njihen ndryshe si dyshifror i trefishtë, me 23 pikë, 13 rebounds e 13 asiste me një saktësi prej 50 % në gjuajtje për dy dhe tre pikë.
Ndeshjet tjera gjatë mbrëmjes
Oklahoma City Thunder 116 : 108 Orlando Magic; për vendasit shkëlqeu Shai Gilgeous-Alexander me 34 pikë.
Phoenix Suns 116:107 Minnesota Timberwolves; Chris Paul ishte lojtari më i mirë i takimit me 15 pikë e 12 asistime.
