NBA: Philadelphia 76ers e vazhdon formën e lartë me fitore ndaj rivalëve për play-off - NACIONALE

NBA: Philadelphia 76ers e vazhdon formën e lartë me fitore ndaj rivalëve për play-off

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Philadelphia 76ers fituan ndeshjen e gjashtë radhazi në NBA duke i mposhtur rivalët për play-off, Cleveland Cavaliers me rezultat 118-109.

Joel Embiid i shënoi 38 pikë teksa Philadelphia e forcoi vendin e tretë në Konferencën Lindore, ndërsa Cavaliers mbetësin në vendin e katërt.

“Jam shumë i ngazëlluar dhe mezi e pres pjesën tjetër të sezonit, por ne kemi edhe shumë ndeshje në vazhdim, duhet t’u qasemi atyre një nga një dhe të përpiqemi të përmirësomi çdo ditë”, tha Embiid.

Boston Celtics mposhti Minesota Timberwolves 104-102, ku Jaylen Brown i shënoi 35 pikë dhe u zgjodh MVP.

Stephen Curry i shënoi 50 pikët për herë të dytë këtë sezon, por Golden State Warriors humbën 134-126 ndaj Los Angeles Clippers.

Kampioni në fuqi i NBA-së Golden State përballet me një betejë për të kaluar në play-off të konferencës Perëndimore, duke e zënë vendin e pestë, por katër skuadra të tjera janë vetëm dy fitore larg tyre.

Miami Heat i mundi me lehtësi 138-119Memphis Grizzlies të cilët gjenden në vendin e tretë në Perëndim. Grizzlies ishin pa rojën Ja Morant, i cili është suspenduar për tetë ndeshje pasi publikoi një video të tij duke mbajtur një armë teksa ishte i dehur në një klub nate.

Humbje befasuese pësuan Los Angeles Lakers të cilët janë të goditur nga lëndimet, pa LeBron James dhe Anthony Davies. Ata i mposhti 114-110 skuadra e fundit e Konferencës Perëndimore, Huston Rockets. Kevin Porter Jr me 27 ishte ylli i ndeshjes.

Sacramento Kings fituan ndeshjen kundër Chigago Bulls 117-114. De’Aaron Fox shënoi 32 pikë

Dallas Mavericks shënuan fitore ndaj San Antonio Spurs 137-128. Reggie Bullock shënoi 20 pikë 13 kërcime 6 trepikësh./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme