NBA: Nets turpërohen nga Sacramento Kings, Doncic ia siguron fitoren e radhës Dallasit - NACIONALE

NBA: Nets turpërohen nga Sacramento Kings, Doncic ia siguron fitoren e radhës Dallasit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liga më e fortë e basketbollit, NBA, ka dhënë një rezultat befasues në natën e mbrëmshme, ku Sacramento Kings e ka turpëruar Brooklyn Nets në krye me yllin e saj, Kevin Durant me rezultat 153:121, në anën tjetër Luka Doncic po vazhdon me paraqitjet e jashtëzakonshme ku i ka siguruar fitoren e radhës skuadrës së tij Dallasit kundër Los Angeles Clippers.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara, New Orleans Pelicans vazhdoi paraqitjet e mira duke fituar ndaj Memphis Grizzlies, New York Knicks e mposhti në udhëtim Utah Jazzin dhe Portland Trail Blazers me shumë vështirësi triumfoi ndaj San Antonio Spurs.

Sacramento Kings – Brooklyn Nets

Një nga humbjet më të thella në këtë sezon e ka pësuar Brooklyn Nets, që është mposhtur nga Kings me 32 pikë epërsi, duke marrë humbjen e dytë rresht, pas humbjes së pësuar dy ditë më parë nga LA Lakers.

Durant i vetëm vazhdoi shkëlqimin e tij, si në çdo ndeshje në këtë sezon por ishte e pamjaftueshme për skuadrën e tij që të paktën të konkurronin për një rezultat më të mirë.

Kings race past Nets 153-121 for 4th straight win | The Sacramento Bee

Kings e dominuan çerekun e dytë dhe të tretë duke fituar në njërin me 13 pikë epërsi e tjetrin me 14, ndërsa Nets të vetmin çerek ku ishin më të mirë, ishte ai i katërti që fitoi me vetëm një pikë diferencë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 153:121, dhe më meritorët për këtë ishin Terence Davis me 31 pikë e nëntë rebounds, Domantas Sabonis me 17 pikë, shtatë rebounds e shtatë asistime, Kevin Huerter me 19 pikë, ndërsa edhe katër lojtarë tjerë shënuan pikë dyshifrore.

Nets pas kësaj humbje renditen të 12-tit në konferencën lindore, ndërsa Kings pozicionohen të tetit në perëndim.

Dallas Mavericks – LA Clippers

Dallas në krye me Doncic kanë marrë fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe duke mposhtur Los Angeles Clippers, që deri para kësaj loje kishin rekord të njëjtë prej gjashtë fitoreve dhe tri humbjeve.

Dy çerekët e parë ishin ata që dhanë fituesin, pasi që Mavericks shkuan deri në +22 pikë epërsi në pushimin mes dy pjesëve, ndonëse mysafirët u kthyen në pjesën e dytë, por që arritën vetëm ta vinin në pikëpyetje fitoren, në vetëm dy pikë me rezultat 103:101.

Luka Doncic shënoi 35 pikë dhe ndihmoi me 11 rebounds, pesë asistime dhe tre topa të vjedhur, kurse edhe Finney-Smith ishte në formë të mirë me 21 pikë të shënuara, në anën tjetër u dallua Paul George dhe Nicolas Batum që shënuan 23 dhe 22 pikë respektivisht.

Paraqitjet e mira të Dallasit kanë bërë që kjo skuadër pas 10 ndeshjeve të para të renditet e pesta në perëndim, ndërsa Clippers zbresin në pozitën e nëntë.

Lajme të ngjashme