NBA: 42 pikët e Doncic ia sjellin fitoren e radhës Dallasit, Durant vazhdon me paraqitjet e mira - NACIONALE

NBA: 42 pikët e Doncic ia sjellin fitoren e radhës Dallasit, Durant vazhdon me paraqitjet e mira

2 javë më parë

nga Vivianit Gërguri

Nata e mbrëmshme ka qenë e begatshme sa i përket ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, aty ku u zhvilluan plot tetë takime, me Dallas Mavericks që fituan me rezultat të ngushtë 117:112 ndaj Portland Trail Blazers fal 42 pikëve të Luka Doncic, në anën tjetër 27 pikët e Kevin Durant ishin të mjaftueshme në fitoren e Brooklyn Nets ndaj LA Clippers, 110:95.

Boston Celtics gjithashtu vijon të paraqitet mirë, ku mori fitoren e radhës ndaj Detroit Pistons, teksa New Orleans Pelicans u kthyen te fitoret duke mposhtur skuadrën e fundit në tabelë, Houston Rockets.

Portland Trail Blazers – Dallas Mavericks

Ndeshja e zhvilluar në Dallas të Texasit dhuroi një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme të Luka Doncic që luajti me shifrat magjike, dyshifror i trefishtë.

Doncic's triple-double, Dinwiddie's late run lead Mavs' win - ABC News

Vendasit ishin më të mirë në dy perioda, të parën dhe të fundit, për të arritur deri te fitorja e shtatë këtë sezon në NBA.

Doncic shënoi 42 pikë dhe ndihmoi edhe me 13 rebounds e 10 asistime, në një saktësi prej 59% në gjuajtjet për dy dhe tre pikë. Ai u ndihmua nga Dinwiddie, Wood e Hardaway që shënuan 20, 19 dhe 16 pikë respektivisht.

Ndërsa paraqitja shumë e mirë e Jerami Grant e Damian Lillard në anën tjetër nuk ishte e mjaftueshme për një fitore.

LA Clippers – Brooklyn Nets

Nets kanë hyrë në një seri pozitive tani me dy fitore radhazi, duke e mposhtur në shtëpi Los Angeles Clippers, fal paraqitjet shumë të mirë të yllit të saj Kevin Durant.

NBA: Kevin Durant fuels Brooklyn Nets in win over Los Angeles Clippers

Kyrie Irving mungoi sërish në këtë ndeshje dhe nuk dihet ende sa do të zgjasë pezullimi i tij, por krejt çka dihet është se ai nuk do paraqitet as në mbrëmjen e sotme ndaj LA Lakers.

Brooklyn ishte më e mirë gjatë gjithë kohës në këtë ndeshje, në fund për të arritur deri te fitorja e gjashtë në 13 takimet e deritanishme.

Durant shënoi 27 pikë dhe ndihmoi me gjashtë rebounds, tri asistime, dy topa të vjedhur dhe dy bllokada, ndërsa ndihmë i dha edhe Nicolas Claxton me dyshifror të dyfishtë prej 13 pikëve e 14 rebounds.

Në anën tjetër ishin pesë lojtarë me pikë dyshifrore, të udhëhequr nga Paul George me 17 pikë, por që ishte e pamjaftueshme për një fitore.

Ndeshjet tjera gjatë mbrëmjes

Washington Wizards 121:112 Utah Jazz;

Detroit Pistons 108:117 Boston Celtics;

Indiana Pacers 118:104 Toronto Raptors;

Philadelphia 76ers 121:109 Atlanta Hawks;

Miami Heat 132:115 Charlotte Hornets;

New Orleans Pelicans 119:106 Houston Rocekts.

Lajme të ngjashme