NBA: Lakers fitojnë kundër Warriors në ndeshjen e parë të play-off - NACIONALE

NBA: Lakers fitojnë kundër Warriors në ndeshjen e parë të play-off

3 vjet më parë

nga Orselina Lazraj

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së konferencës perëndimore shënoi fitore Los Angeles Lakers ndaj Golden State Warriors me rezultat 117:112, ndërsa në ndeshjen e dytë të lindjes New York Knicks triumfoi ndaj Miami Heat për të barazuar rezultatin serik në 1-1 me ndeshje.

Të martën mbrëma Lakers mposhti Warriors në ndeshjen e parë të gjysmëfinales me rezultatin prej pesë pikëve epërsi. Warriors dominuan në çerekun e parë dhe të fundit që lejoi Lakers të dominojnë fundin e pjesës së parë dhe për të filluar mirë edhe pjesën e dytë të ndeshjes për të kaluar në epërsi prej tre pikëve në çerekun e dytë dhe shtatë pikë në çerekun e tretë.

Si rrallë herë Warriors shënuan vetëm 30% të trepikëshve ndërsa Lakers 24%, të fundit ishin më të saktë në gjuajtet e lira duke shënuar 25 nga 29 ndërsa Warriros shënuan pesë nga shtatë dhe ishin më të mirë në asistime dhe më të shkathët në vjedhjen e topave.

Lakers ishin në epërsi në çerekun e katërt prej 14 pikësh në më pak se gjashtë minuta të mbetur të ndeshjes por u detyruan të frenonin pasi që Warriors u rikthyen me breshëri të trepikëve dhe rezultati u barazua në 112:112 në më pak se një minutë e gjysmë deri në fund të ndeshjes. LeBron James shënoi dy pikët e para për të kaluar në epërsi gjithashtu përmbylli ndeshjen me doubledouble (11,4,22) dhe dy pikët e fundit i takuan Anthony Davis i cili gjithashtu shënoi double-double (23,5,30).

Në konferencën lindore Knicks barazuan serinë ndaj Heat në 1-1 me rezultatin e ndeshjes 111:105. Knicks dominuan 3/4 të ndeshjes duke e lejuar Heat të marrë frymë vetëm në çerekun e dytë pasi që golashënuesi më i mirë i Heat, Jimmy Butler nuk ishte i pranishëm në ndeshje pas një lëndimi në kyçin e këmbës. Knicks shënuan 16 nga 40 trepikësh dhe 21 nga 30 gjuajtjet e lira dhe më të shkathët në asistime duke shënuar 24 gjithsej, vjedhjen e topave dhe bllokada. Heat shënuan 17 nga 49 trepikësh dhe 12 nga 17 gjuajtjet e lira, kishin 23 asistime dhe vetëm dy bllokada duke lënë Knicks të lirë të shënojnë.

Sonte Celtics do të përballet me Philadelphia76ers në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales në konferencën lindore. Dita e enjte do të jetë pushim ndërsa ditën e premte do të kthehen Lakers ndaj Warriros me ndeshjen e dytë.

Lajme të ngjashme