NBA: Ditë e keqe për liderët e NBA, pësojnë humbje të thella
Dy ndeshje u zhvilluan në mbrëmjen e së enjtes në NBA, ligën elitare të basketbollit. Rezultatet që derivuan nga këto ndeshje, befasuan një tifozëri të gjërë. Derbi i mbrëmjes Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks përfundoi me rezultat të thellë në të mirë të Celtics me rezultat 140-99 dhe Denver Nuggets pësuan ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 88-107.
Pothuajse në cdo çerek dominimi nga Celtics ishte më shumë se 10 pikë dhe kjo vërtetohet edhe nga statistikat e ndeshjes.
Jayson Tatum shënoi 40 pikë dhe më ndihmën e Jaylen Brown që shtoi 30 pikë, Celtics mposhtën Bucks, që janë kryesues në tabelë. Celtics shënuan 22 herë nga gjithsejt 43 tentime nga trepikëshi dhe me këtë ndeshje ata fituan serinë e sezonit ndaj Bucks 2-1. Kjo fitore e afron Celtics-in në krye të tabelës, tani ky klub është vetëm 3 pikë larg Bucks.
Bucks zhvilluan ndeshjen e dytë radhazi e kjo i bëri që të zhvillojnë lojë të ngadaltë dhe qëlluan 37.6% që është nën normat e tyre. Për Bucks Giannis Antetokounmpo gjuajti vetëm 11 nga 27, duke përfshirë 0 shënime nga 5 tentime për trepikësh. Jrue Holiday u duk “në flakë” kur shënoi dy trepikësha por përfundoi duke mos shënuar asnjë tjetër.
Një tjetër ndeshje që përfundoi me rezultat befasues ishte New Orleans Pelicans ndaj Denver Nuggets me rezultat 107-88.
Liderët e konferencës Perëndimorë Nuggets pësuan ndaj Pelicans me një rezultat kogja të thellë. Për Pelicans, Brandon Ingram shënoi triple-double 31-11-10, për herë të tretë në këtë sezon. Nuggets ishin në mungesë të Nikola Jokic pas një lëndimi në muskul dhe Pelicans përfituan nga kjo mundësi.
Sulmi i Nuggets pati vështirësi pa shënuesin kryesorë dhe pa asistuesin kryesorë, ku arritën vetëm 40 pikë në pjesën e parë me 34.8% të gjuajtjeve. Nuggets shënuan vetëm katër nga 28 gjuajtje nga trepikëshi gjatë natës.
Pelicans janë në vendin e shtatë në tabelën e konferencës perëndimore dhe Nuggets në vendin e parë 3 pikë larg Grizzlies pasi që këta të fundit shënuan humbje në dy ndeshjet e fundit. /Orselina Lazraj/