NBA: Chicago Bulls dhe Oklahoma një fitore larg playoff
Janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e radhës në kuadër të playin. Chicago Bulls kanë shënuar fitore ndaj Toronto Raptors me rezultat 109-105 dhe Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 123-118.
Ndeshja e Bulls ndaj Raptors ishte një hap i madh drejt kualifikimit në playoffs. Raptors ishin më të mirë në pjesën e parë të ndeshjes por më pas Bulls u rikthyer për tu afruar më shumë mundësisë së playoffs.
Bulls ishin më të mirë në gjuajtjet e lira vjedhjen e topave dhe punën në grup por më të dobët në trepikësh duke shënuar 7 nga 26. Zach Lavine u zgjodh lojtari ndeshjes me 40 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.
Oklahoma City Thunder shënoi fitore 123-118 ndaj New Orleans Pelicans. Thunder shënuan 11 nga 37 gjuajtjet e lira por u treguan shumë të saktë në trepikësh duke shëuar 28 nga 32. Pelicans punoi më shumë si ekip me 27 asistime por ishin më të dobët në bllok dhe vjedhjen e topave.
Lojtari i ndeshjes nga radhët e Thunder u zgjodh Josh Giddey me 31 pikë, nëntë kërcime, dhjetë asistime dhe tre trepikësh.
Bulls do të ndeshen me Miami Heat për të mundësuar kualifikimin në playoffs ku do i pret lideri i konferencës lindore Milwaukee Bucks.
Thunder do të përballen më Minnesota Timberwolves për mundësi kualifikimi në playoffs ku i pret lideri i konferencës perëndimore Denver Nuggets./Orselina Lazraj/