NBA: Celtics deklason 76ers për të barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1
Boston Celtics ka mposhtur Philadelphia 76ers në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së playoffit të konferencës lindore në NBA. Ndeshja përfundoi me një epërsi prej 34 pikëve, 121:87.
Një ndeshje si kjo pritej nga Celtics që dominuan gjatë gjithë lojës e 76ers nuk morën frymë. 76ers u dëshpëruan edhe nga rikthimi i lojtarit MVP të sezonit 2022/23, Joel Embiid që shënoi vetëm 15 pikë, i cili u kthye pas dy javësh nga lëndimi. Gjithashtu James Harden i cili shënoi 45 pikë në ndeshjen e parë të këtij ballafaqimi, dështoi të realizonte gjashtë trepikësh duke shënuar vetëm 12 pikë gjatë gjithë ndeshjes.
Celtics shënuan 20 nga 51 trepikësh, 15 nga 16 gjuajtjet e lira dhe ishin të saktë në gjuajtje rreth 56%, kishin gjithsej 26 asistime, 10 bllokada dhe gjashtë vjedhje topash. Çereku i parë përfundoi më rezultat 28:22, çereku i dytë 29:27, pjesa e dytë filloi me një epërsi prej 20 pikësh për të përmbyllur çerekun e tretë 35:15 dhe çereku i fundit 29:22.
Për Celtics Jaylen Brown shënoi 25 pikë dhe Malcolm Brogdon 23 pikë duke përfshirë gjashtë trepikësh i cili nuk startoi. Tetë lojtarë të Celtics kontribuan në 20 trepikësh nga 51, ku 76ers shënuan vetëm gjashtë nga 30.
Ndeshja e tretë do të zhvillohet në Philadelphia të premten mbrëma, ndërsa të enjten në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e dytë mes Lakers dhe Warriors ku Lakers është në epërsi me një fitore.