NBA: Bucks pëson humbjen e tretë, Lakers shënon fitoren e tretë - NACIONALE

NBA: Bucks pëson humbjen e tretë, Lakers shënon fitoren e tretë

3 vjet më parë

nga Orselina Lazraj

Në mbrëmjen e së hënës u zhvilluan ndeshjet e fundit të serisë së katërt në playoff NBA. Milwaukee Bucks pësoi nga Miami Heat edhe ndeshjen e katërt me rezultat 114:119 me seri 1-3 e në anën tjetër Los Angeles Lakers shënuan fitoren e tretë ndaj Memphis Grizzlies me rezultat 117:111 po ashtu 3-1 me ndeshje.

Befasia e Heat për liderin e konferencës lindore Bucks ishte e madhe për tifozët por edhe vet ekipin e Bucks. Heat hynë all-in në ndeshje dhanë më të mirën dhe janë një fitore larg që të ia arrijnë qëllimit dhe të kualifikohen më tutje. E gjithë pjesa e parë dhe çereku tretë ishte i dominuar nga Bucks duke menduar se gjithçka përfundoi, rikthimi i Heat në çerekun e katërt me një epërsi prej 20 pikëve rrënoi sallën në kokën e Bucks.

Shënimet precize, trepikësh, gjuajtje të lira, blloka, asistime të gjitha u dominuan nga Heat dhe mjaftoi që këtë të bëjnë në çerekun e fundit të ndeshjes. Jimmy Butler me 56 pikë shkatërroi koshin e Bucks me tre asistime dhe nëntë rebounds.

Lakers shënoi fitoren e tretë ndaj Grizzlies me ndeshjen që vazhdoi në kohën shtesë. Lakers zhvilloi një nga ndeshjet më me klas në playoff, me një përqindje goxha të mirë në gjuajtje. LA dominoi çerekun e parë, të katërt dhe pjesën shtesë me një epërsi prej 6 pikëve. King James shënoi edhe rekordin e Lakers si lojtari i parë me më shumë se 20 pikë dhe rebounds gjithashtu në sezonin e tij të 20 në karrierën profesionale në NBA. Në mesin e 20-shëve ai shënoi shtatë asistime duke u zgjedhur lojtari më meritor i ndeshjes.

Një moment shumë interesant në sekondin e fundit të ndeshjes ishte blloku fenomenal nga Anthony Davis dhe shënimi i James nga gjysma e fushës por që nuk u numërua pasi ishte vonë.

Lajme të ngjashme