Nasri sugjeron kalimin e Ronaldos në Marseille: Sulmi Ronaldo - Sanchez duket mirë
Ish-mesfushori i Marseilles, Samir Nasri ka sugjeruar me shaka që Ronaldo duhet të ndërpresë kontratën e tij në Old Trafford me Manchester United dhe të marrë një sfidë të re në Ligue 1 së bashku me kilianin Alexis Sanchez si partner në sulm.
Samir Nasri për Canal+ Sport tha: “Kam një zgjidhje për të[Ronaldon]. Ai mund të ndërpresë kontratën, i japin gjysmën e vitit dhe në Marseille bëjnë përpjekje, i ofrojnë dhe ai vjen të luajë në Ligën e Kampionëve. Një sulm Cristiano Ronaldo-Alexis Sanchez duket i mirë”.
Sulmuesi i United luajti vetëm për katër minuta në fitoren 2-1 ndaj Liverpoolit. Ten Hag e la Ronaldon jashtë formacionit fillestar mes spekulimeve të mëdha që lojtari dëshiron të largohet nga United dhe kjo i dha statusin e lojtarit rezervist, teksa skuadra e tij hapën rrugën drejt fitores së parë të sezonit.

Manchester United udhëton për në Southampton të shtunën, por a është apo jo në skuadrën që udhëton Ronaldo, mbetet për t'u parë. Një mori klubesh evropiane thuhet se kanë shprehur interes për sulmuesin, por asnjëra nuk ka bërë ende një ofertë konkrete këtë verë, ndërsa është spekuluar që shumë top skuadra e kanë refuzuar.
Mbi lajmet e shumta për refuzimet, Ronaldo ka paralajmëruar një dalje publike për të folur rreth këtyre gjërave, që sipas tij do të demantoj shumë të pavërteta që janë të lidhura me emrin e tij.

Për sulmuesin portugez kanë folur dy bashkëkombësit e tij, me njërin që kishte luajtur një kohë së bashku dhe tjetrin luan akoma, bëhet fjalë për Bruno Fernandes dhe Luis Nanin.
Çfarë thanë Nani e Bruno?
“Kohë e gjatë që kur kemi luajtur së bashku dhe Cristiano nuk është më fëmijë. Koha ndërron dhe reagimet mund të ndërrojnë. Por, siç e shohim, ai po bënë ashtu si zakonisht; ai nuk dëshiron të humbas, reagon kur skuadra nuk është duke bërë mirë.”
“Por i vetmi ndryshim është tani tjetër kohë. Ai po luan përsëri në Manchester United, por ai ka qenë në të gjithë botën duke luajtur mirë në çdo skuadër dhe lojtarë të ndryshëm. Ai gjendet tani në një skuadër ku drejtuesit e saj po përpiqen të ndërtojnë një skuadër të fortë dhe kjo nuk është e lehtë, sepse kërkon kohë dhe Ronaldo nuk e ka atë kohë”, vazhdon tutje Nani.
Ndërsa Bruno tha se nuk është i duhuri për të folur mbi Ronaldon, por që do të ishte i lumtur me të në çdo veprim që bënë.
“Ka shumë spekulime, por nuk ka asnjë më të mirë, se me të për të folur për këtë pjesë. Ndoshta unë i di disa gjëra, por nuk do të jem ai që do t’i them ato.”
Tutje ai shton: “Nuk mendoj se ndonjëri këtu ka shfaqur mosinteresim për Cristianon, pra për mos qëndrimin e tij. Ai mund të luajë ende në nivelin e lartë dhe të na jap shumë gola, por atij i takon vendimi. Ne duhet ta respektojmë atë se çfarë do ai, çfarëdo që të jetë dëshira e tij.”

