Nani: Ronaldo nuk ka kohë për të humbur
Ish-lojtari i Manchester United, Luis Nani, ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk ka kohë të jetë pjesë e një projekti afatgjatë, teksa ai ende vazhdon të shtynë për një largim të mundshëm.
Djajtë e kuq e kanë si më keq kampanjën në Premierligë me dy humbje në dy ndeshje, dhe siç shihet ata nuk do të jenë në gjendje të luftojnë për ndonjë trofe të rëndësishëm, e që është një arsye shtesë për sulmuesin portugez të largohet sa më shpejtë, para se afati kalimtar veror të mbyllet.

Dëshira e 38-vjeçarit për t’u larguar ka lënë shije të hidhur te tifozët e Manchester Unitedit, të cilët ishin të entuziazmuar për kalimin e tij nga Juventusi, saktësisht një vit më parë.
Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës në nivel klubi dhe kombëtare e kupton saktësisht pse bashkëvendësi i tij dëshiron largimin, pasi koha nuk është në kohën e tij.
Çfarë thotë Nani për Ronaldon?
Duke folur për Podcast të Rio Ferdinandit, ai tregoi se për sjelljen e portugezit në kampin e djajve të kuq.
“Kohë e gjatë që kur kemi luajtur së bashku dhe Cristiano nuk është më fëmijë. Koha ndërron dhe reagimet mund të ndërrojnë. Por, siç e shohim, ai po bënë ashtu si zakonisht; ai nuk dëshiron të humbas, reagon kur skuadra nuk është duke bërë mirë.”
“Por i vetmi ndryshim është tani tjetër kohë. Ai po luan përsëri në Manchester United, por ai ka qenë në të gjithë botën duke luajtur mirë në çdo skuadër dhe lojtarë të ndryshëm. Ai gjendet tani në një skuadër ku drejtuesit e saj po përpiqen të ndërtojnë një skuadër të fortë dhe kjo nuk është e lehtë, sepse kërkon kohë dhe Ronaldo nuk e ka atë kohë”, vazhdon tutje Nani.

Nani për fund tha: “Cristiano nuk ka kohë për të humbur në ndërtim të skuadrës rreth tij apo të presë deri në sezonin e ardhshëm. Ai dëshiron të mbetët në majat e futbollit, duke shënuar gola dhe duke qenë njeriu kryesor. Kjo është pse unë e shoh reagimin e tij si normal, të gjithë ndonjëherë reagojmë keq.”
Krahasimi i Unitedit të tanishëm me Unitedin e kohës së Nanit

“Nuk dua të flasë shumë, nuk flasë në lidhje me lojtarët, por ju mund ta shihni se nuk ka uri për fitore, nuk ka mbetur dëshirë për të fituar në këtë skuadër. Ka shumë lojtarë të talentuar por ata nuk duan të lodhen. Nëse do më duhej të djersitem të fitoja, do ta bëja. Ata preferojnë të mos djersitën për këtë fanellë.
Aq shumë lojtarë me aftësi të mëdha, që mund të shënojnë me të majtën e me të djathtën, por në ndeshjen e fundit askush nuk gjuajti në gol, mund t’i shihje vetëm duke pasuar”, tha për fund Nani.