Napoli me Rrahmanin si kapiten ndalet nga Cagliari - NACIONALE

Napoli me Rrahmanin si kapiten ndalet nga Cagliari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Cagliari, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.

“Napolitanët” edhe pse ishin në avantazh me rezultat minimal 0:1, pësuan gol krejt në fund duke lëshuar dy pikë - sfidë ku mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani ishte kapiten si "dhuratë" nga klubi që festoi ditëlindjen një ditë më parë.

Napoli ishte skuadër më e mirë në përgjithësi, edhe pse Cagliari lehtësisht mund ta “godiste” me kundërzbritje.

Rrahmani kishte “fatin e botës” meqenëse shënoi autogol, por që fatmirësisht reagoi VAR-i dhe rezultoi që kishte një pozitë jashtë loje, andaj goli u anulua.

Dallimin në ndeshje e bëri sulmuesi Victor Osimhen që përfitoi nga një pasim i bukur i Giacomo Raspadorit për të kaluar Napolin në epërsi (65’).

Osimhen rrezikoi edhe disa herë deri në përfundimin e ndeshjes mirëpo që s’arriti t’i konkretizonte rastet.

E kur askush s'e priste, Zito Luvumbo realizoi një gol të bukur pas asistimit të Dossenas (90+6').

Napoli tani renditet në pozitën e tetë në tabelë me 37 pikë derisa Cagliari qëndron në pozitën e parafundit me 20 sosh.

Lajme të ngjashme