Napoli cakton limitin se sa mund të ofrojë për Garnachon
Mediumi italian, Tuttosport, raporton se Napoli nuk do të dërgojë ofertë më të lartë për Alejandro Garnachon, duke caktuar se limiti i tyre për një marrëveshje është 50 + 5 milionë euro.
Napoli nuk është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre për anësorin e Manchester United, Garnacho, sipas raportit të fundit në gazetën Tuttosport.
Eksperti i Napolit, Raffaele Auriemma, pretendon se Napoli tashmë e ka informuar Manchester Unitedin se oferta e tyre maksimale për talentin argjentinas është 50 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa.

Manchester United nuk ka qenë i gatshëm të dëgjojë oferta nën 80 milionë euro për Garnacho, por 20-vjeçari kishte arritur tashmë një marrëveshje me Partenopei.
Il Mattino raportoi javën e kaluar se Napoli madje ishte gati t'i ofronte Manchester United një zbritje në klauzolën prej 75 milionë eurosh të Victor Osimhen në afatin kalimtar të verës 2025, nëse Djajtë e Kuq bien dakord për një tarifë më të ulët transferimi për Garnacho.
Anësori i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi është alternativa kryesore e Napolit për Garnacho, por 23-vjeçari ëndërron një kalim në Premierligë sezonin e ardhshëm, kështu që ai ka pezulluar bisedimet me Partenopei.
Në të njëjtën kohë, Manchester United pritet të dërgojë sot një ofertë të përmirësuar për mbrojtësin e Lecces, Patrick Dorgu.