Mutu: Kosova s’është aq e frikshme sa thonë, s’shoh asgjë speciale te ta - NACIONALE

Mutu: Kosova s’është aq e frikshme sa thonë, s’shoh asgjë speciale te ta

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Legjenda rumune Adrian Mutu thotë se nuk sheh asgjë speciale te Kosova, ndërsa ka përgëzuar Rumaninë për lojën e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Rumania triumfoi bindshëm në Prishtinë me rezultat 0:3, ku Kosova bëri një paraqitje shumë të dobët në të gjitha aspektet.

Mutu për mediumin rumun “Fanatik.ro” ka dhënë lëvdata të mëdha për shtetin e tij, ndërsa e uli poshtë Kosovën.

Nuk kemi çfarë të themi, flet rezultati. Më ka pëlqyer skuadra shumë, mënyra si luajtën. Nuk e di nëse Kosova s’ishte në ditën më të mirë, por kemi luajtur mençur, i kemi pritur”.

“Kemi luajtur me kundërsulme dhe besoj se jemi më të vlefshëm se ta. E dëshmuam mbrëmë gjithashtu. Nuk ishte një nga ndeshjet më të mira të kombëtares në vitet e fundit, më pëlqeu maturia që treguam”.

“Në disa momente mund ta mbanim topin më shumë. E limituam vetën në kundërsulme, ndoshta me ndihmën e tyre sepse na dhuruan topin, sidomos te goli i tretë”.

“Jemi më të vlefshëm se Kosova, nuk mendoj se kombëtarja e Kosovës është aq e frikshme sa thonë njerëzit. Nuk shoh asgjë speciale për ta”, deklaroi ai.

Kosova tani është duke u përgatitur për përballjen ndaj Qipros, ndërsa duhet me patjetër të fitohen pikët e plota për të mbetur në garë për kualifikim.

Kujtojmë, aktualisht renditemi në pozitën e fundit pa pikë, derisa Qipro dhe Rumania kanë nga tre sosh.

Lajme të ngjashme