Muriqi synon Kupën e Spanjës: Imagjinoni sikur Real Madridi t’i japë ‘gardën e nderit’ dikujt që ishte kamarier para disa viteve - NACIONALE

Muriqi synon Kupën e Spanjës: Imagjinoni sikur Real Madridi t’i japë ‘gardën e nderit’ dikujt që ishte kamarier para disa viteve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se synon ta fitojë Kupën e Mbretit këtë sezon me Mallorcan, duke shtuar se do të ishte mahnitëse nëse Real Madridi pastaj i jep “gardën e nderit”.

Mallorca ka befasuar të gjithë në kuadër të Kupës së Mbretit, duke mbërritur në finale – pasi mposhti në gjysmëfinale një ndër favoritët, Real Sociedadin.

E lojtarët tani janë më optimist se kurrë që do ta fitojnë këtë trofe shumë të dëshiruar. Ylli i skuadrës Muriqi ka treguar se është aq i etur për këtë trofe, sa që po të shënojë golin e nderit nuk do t’i interesonte edhe nëse s’shënon në dy vitet e ardhshme.

Muaj më parë, e kam thënë që dua ta fitoj Kupën me Mallorcan dhe shpresoj që t’ua japim tifozëve”.

Trajneri e thotë të vërtetën, nëse jemi të relaksuar ose mendojmë për biletat atëherë do të humbasim. Thotë se nuk kemi tjetër mundësi që të luajmë në finale sërish”.

Thotë që finalet nuk luhen, por fitohen. Kam luajtur shumë lojë të rëndësishme, por kjo është histori tjetër. E luaj një lojë në mendjen time, që nëse e shënoj golin e fitores atëherë nuk ka rëndësi edhe nëse nuk shënoj për dy vitet e ardhshme”, thotë ai duke qeshur.

Përndryshe, në rast të fitores Mallorca qysh në ndeshjen tjetër do të përballet me Real Madridin, andaj ekziston gjasat që Muriqit e bashkëlojtarëve skuadra madrilene t’ua bëjë “gardën e nderit”.

A mund të imagjinoni që një ekip si Real Madridi të na japë një mundësi, t'i japë Muriqit një mundësi, që para pak vjetëve ishte kamerier...? Do të ishte gjest shumë i mirë, sinqerisht”, deklaroi ai për radion spanjolle "Ondacero".

Në fund, ylli kosovar e bëri të qartë se synon t’i qëndrojë besnik kontratës deri në fund (i skadon më 2027).

Jam shumë rehat me familjen time, ata janë shumë të lumtur dhe dua të qëndroj këtu derisa kontrata të më skadon”.

Lajme të ngjashme