Muriqi: Nuk pajtohemi me asnjë rezultat përpos fitores ndaj Lituanisë, kapitulli me Rumaninë është i mbyllur - NACIONALE

Muriqi: Nuk pajtohemi me asnjë rezultat përpos fitores ndaj Lituanisë, kapitulli me Rumaninë është i mbyllur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Vedat Muriqi e ka bërë të qartë se duan vetëm fitore në përballjen ndaj Lituanisë.

Muriqi deklaroi në konferencë për shtyp se kapitulli me Rumaninë që ndodhi në Bukuresht tani është mbyllur ndërsa synojnë vetëm ta çojnë Kosovën përpara.

“Jemi krenar në përgjithësi, kemi marrë vendimin e duhur në atë moment sepse u prekëm emocionalisht dhe psiqikisht. Ne si futbollistë e kemi mbyllur këtë dhe do të jetë me rëndësi që nesër ta mbyllim ciklin me fitore dhe jemi të gatshëm. Na pret një kundërshtar i vështirë. Nuk pajtona me asnjë rezultat përpos fitores prandaj do të bëjmë maksimumin për ta marrë trepikëshin”.

“Shpresoj që të kemi vazhdimësi sepse siç e dimë janë momentet. Për Rumaninë kemi stërvitur katër-pesë ditë dhe para lojës e kemi vërejtur se do të luajmë mirë. Shkuam atje për fitore nuk kemi pasur fatin me shënu një gol, po ta kisha shënuar unë apo Edoni në fillim atëherë do të shkonte më ndryshe loja”.

“Qëllimi është gjithmonë kualifikimi dhe kemi besuar fuqishëm se mund ta arrijmë, por na dëshpëroi loja këtu kundër Rumanisë, që e humbëm. Futbolli është këtu, ditë pas dite dhe tani të koncentrohemi që ta dërgojmë Kosovën sa më lartë”.

Kosova përballet nesër me Lituaninë me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme