Muriqi: Jemi favorit, kemi skuadër më të mirë - NACIONALE

Muriqi: Jemi favorit, kemi skuadër më të mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendërsulmuesi i Mallorcas Vedat Muriqi thotë se Kosova është favorite ndaj Armenisë.

Muriqi ka folur në konferencë për shtyp para mediave nga Armania, ku ka treguar se stërvitjet kanë shkuar mirë dhe që tani është gati ta dëshmojmë vetën në fushë.

“Jemi përgatitur shumë mirë edhe fizikisht edhe mentalisht. Edhe pse miqësore, për ne është më rëndësi që ta fitojmë ndeshjen sepse duhet të adaptohemi dhe mësohemi me fitore”.

“Për mua normal është Kosova favorit sepse besoj se lojtarët individualisht dhe si ekip jemi më të mirë, por është futboll dhe nuk i dihet. Duhet ta dëshmojmë në fushë, nuk do të jetë e lehtë por jemi më favorit”.

“Më pëlqeu sulmuesi i Armenisë, pastaj qendërmbrojtësi i tyre. E njohim skuadrën kundërshtare dhe e dimë se me kë do të kemi punë”.

Kujtojmë, përballja ndaj Armenisë do të nis të premten me fillim nga ora 17:00.

Lajme të ngjashme