Vedat Muriqi i falënderon tifozët e Mallorcas me mesazh prekës
Vedat Muriqi e ka konfirmuar edhe vet se nuk do të qëndrojë më te skuadra spanjolle, Mallorca, pasi që e falënderoi skuadrën me anë të një postimi, në të cilin u shpreh i lumtur për arritjen e objektivave.
Mallorca e kishte mundësinë për ta blerë Muriqin për 11 milionë euro në marrëveshjen për huazim me Lazion, por klubi ishullor nuk ka qenë në gjendje ta paguajë këtë shumë dhe duket se Brugge do të jetë skuadra e re për prizrenasin.
Lajmi i djeshëm për transferimin e Vedatit te kampioni i Belgjikës u konfirmua nga gazetarët e afërt me skuadrën italiane, Lazio, dhe tani ai do të vazhdojë karrierën në Club Brugge.
Lazio e bleu sulmuesin kosovar në shtator 2020 nga Fenerbahce për 20 milionë euro dhe entuziazmi në klubin e kryeqytetit italian ishte i madh, pasi ai po vinte si një golashënues i dëshmuar për gjigantin turk dhe ekipin kombëtar.
Por asgjë nuk shkoi ashtu siç u prit, ku Vedati u shndërrua në një rezervist që rrallë herë iu dha mundësia që të luante dhe për këtë shkak u largua në formë huazimi te Mallorca, ku filloi sërish të kishte ca shkëndija dhe arriti që së bashku me bashkëlojtarët ta mbanin edhe një vit në elitën e futbollit spanjoll.
Muriqi me anë të një postimi në Instagram e ka falënderuar skuadrën dhe tifozët e saj, të cilët shfaqën një afërsi të madhe me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.
Postimin e plotë të Vedat Muriqit në Instagram mund ta shikoni më poshtë.

