Munishi: Mbarë bota është për Messin për ta fituar këtë Botëror - NACIONALE

Munishi: Mbarë bota është për Messin për ta fituar këtë Botëror

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ismet Munishi në kuadër të emisionit "Dueli Botëror" deklaroi se Lionel Messi përkrahët nga e gjithë bota për ta fituar Botërorin e sivjem.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, vlerëson që Argjentina ka gjasa të theksuara për të ngadhënjyer në finale ndaj Francës, marrë parasysh formës që tregoi dje kundër Kroacisë.

"Argjentina kundër Kroacisë luajti në stilin e kampionit. Nëse është Messi në formë atëherë gjasat janë shumë të mëdha për Argjentinën. Argjentina luajti jashtëzakonisht mirë ndaj Kroacisë. Shumë të organizuar në fazën e mbrojtjes dhe shumë të qartë në tranzicion", tha ai.

Njashtu, Munishi u shpreh i bindur se të gjithë futbolldashësit anëmbanë do ta përkrahin Messin për ta fituar këtë Kupë të Botës: "Mbarë bota është për Messin për ta fituar këtë Botëror."

Lajme të ngjashme