Talenti Endrick fshin postimin e lëvdatave për Messin pas abuzimit të tifozëve madrilen - NACIONALE

Talenti Endrick fshin postimin e lëvdatave për Messin pas abuzimit të tifozëve madrilen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Talenti brazilian Endrick ditën e djeshme dha lëvdata për sulmuesin Lionel Messi pas paraqitjes mbrësëlenëse në Kupën e Botës, por kjo nuk iu pëlqeu tifozë madrilenë, andaj u detyrua ta fshinte.

Ditë më parë u raportua për një marrëveshje të kryer mes lojtarit të Palmerias dhe Real Madridit, që do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Sidoqoftë, braziliani nuk e nisi më së miri lidhjen me tifozët pasi dje dha lëvdata për Messin. 16-vjecari postoi "Messi është njeri absurd", duke shtuar edhe një 'emoji' të alienit, pasi argjentinasi asistoi dhe shënoi në fitoren 3:0 ndaj Kroacisë.

Pas kësaj, reaguan ashpër tifozët madrilenë, ku një pjesë e madhe e urrejnë shtatë herë fituesin e Topit të Artë, prandaj braziliani e fshiu postimin.

Endrick pritet të nënshkruajë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2024, me opsion për një kontratë tjetër që vlen deri në vitin 2030.

"Los Blancos" do të paguajnë vlerën e kërkuar të Palmerias prej 72 milionë euro. Barcelona gjithashtu ishte deri vonë në garë, me trajnerin Xavi Hernandez që pranoi se e do talentin, por shkaku i këtyre vlerave mbeten "duarthatë".

Përndryshe, Endrick gjithmonë preferoi kalimin në "Santiago Bernabeu", duke hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Chelsea ose PSG.

Lajme të ngjashme