Munishi: Ia hongsha dorën Maradonas që ka shënuar ashtu ndaj Anglisë - s'ka pasë me të
Ismet Munishi edhe një herë nuk e ka fshehur fare simpatinë e tij të madhe për Diego Armando Maradonan në kuadër të emisionit "Dueli Botëror".
Në një moment njëri nga panelistët e provokoi trajnerin e Prishtinës gjersa ai ishte duke analizuar referimin gjatë këtij Botërori.
"Dikush edhe me dorë ka shënuar (duke iu referuar golit që shënonte Maradona kundër Anglisë më 1986 në çerekfinale të Botërorit)", u dëgjua në prapavijë duke thënë njëri nga të ftuarit.
Reagimi i Munishit ishte i menjëhershëm: "O, ia hongsha dorën atij (Maradonas) që ka shënuar. Edhe shtetit që s'na ka pranuar ne. Nuk ka pasë me të. Nuk ka pasë me të."

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, vlerëson që Argjentina ka gjasa të theksuara për të ngadhënjyer në finale ndaj Francës, marrë parasysh formës që tregoi dje kundër Kroacisë.
"Argjentina kundër Kroacisë luajti në stilin e kampionit. Nëse është Messi në formë atëherë gjasat janë shumë të mëdha për Argjentinën. Argjentina luajti jashtëzakonisht mirë ndaj Kroacisë. Shumë të organizuar në fazën e mbrojtjes dhe shumë të qartë në tranzicion", tha ai.
