Mungon Mbappe: Reali kërkon fitore te Atletico, formacionet e mundshme - NACIONALE

Mungon Mbappe: Reali kërkon fitore te Atletico, formacionet e mundshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi është mysafir i Atletico Madridit në kuadër të kryederbit të kësaj xhiroje.

“Los Blancos” do të synojnë ta shfrytëzojnë gabimin e Barcelonës për t’iu afruar në një pikë, derisa edhe Atletico ka qëllim të bëjë të njëjtën meqenëse mbetet në garë për titull.

Real Madridi këtë duhet ta bëjë pa treshen Kylian Mbappe, Brahim Diaz e Edouardo Camavinga që janë të lënduar, kurse te “Los Rijoblancos” mungojnë Pablo Barrios e Cesar Azpilicueta.

Carlo Ancelotti pritet të hyjë me një formacion të ri 4-1-3-2, ku katër mesfushorë do të provojnë të gjejnë brazilianët si Vinicius e Rodrygo.

Formacioni i mundshëm i Realit:

Ndërkohë, Atletico më saktësisht Diego Simeone më shumë gjasë do të vazhdojë me sistemin e tij të preferuar 3-5-2.

Formacioni i mundshëm i Atleticos:

Kujtojmë, përballja do të nis me fillim nga ora 21:00 si dhe zhvillohet në “Wanda Metripolitano”.

Lajme të ngjashme