Mungesë e madhe për Kosovën e Mallorcën, Vedat Muriqi katër deri në gjashtë javë jashtë fushës së blertë
Pas analiza mjekësore të kryera, është konfirmuar se sulmuesi i Mallorcës dhe Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do të mungojë katër deri në gjashtë javë.
Muriqi i cili ishte nga minuta e parë në takimin Kosova - Izrael, u largua nga loja detyrimisht, duke çaluar, pasi pësoi lëndim në pulpin e këmbës, në një tentim për ta ndalur një top.
Momentalisht shkalla e dëmtimit ende nuk dihet dhe se rikthimi i tij për skuadrën do të varet krejtësisht se sa shpejt do të bëhet rikuperimi, por lëndime të ngjashme, zakonisht marrin katër deri në gjashtë javë kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Fillimisht pas lëndimit, Kombëtarja e Kosovës shpresonte në një rikthim të sulmuesit për ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë në Fadil Vokrri, por pas testeve kjo mundësi është përjashtuar dhe nga klubi i tij Mallorca, është kërkuar kthimi i menjëhershëm i lojtarit në Ishull.
Në anën tjetër FFK e sheh si pjesë të grupit Vedatin dhe dëshiron që edhe në këtë gjendje ta ketë si pjesë të grupit, dhe si kuptohet Diario AS, klubi e kombëtarja po negociojnë për një zgjidhje të ndërmjetme.
😔 Unfortunate news – Vedat Muriqi faces a 4 to 6-week recovery due to last night's injury. Wishing him a speedy and full recovery during this period.
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) November 13, 2023
Get well soon Vedat! 🙌❤️🏴☠️ pic.twitter.com/WRVGcnRN4C
Muriqi do të jetë mungesë e madhe për Kosovën në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, por nëse rikuperimi i tij zgjat aq shumë, ai do të jetë mungesë e madhe edhe për Mallorcën, pasi skuadra spanjolle takohet me Atletico Madrid, Alaves e Sevilla në javët në vazhdim, ku Muriqi cilësohet si i pazëvendësueshëm.
Kujtojmë se FFK ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare rreth lëndimit të sulmuesit kosovar.
