Vedat Muriqi: Luftojmë gjithmonë me gjithçka që kemi - NACIONALE

Vedat Muriqi: Luftojmë gjithmonë me gjithçka që kemi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Vedat Muriqi ndihet krenar me atë që bëri Kosova ndaj Izraelit.

Ylli prizrenas bëri një paraqitje fantastike, duke asistuar për Milot Rashicën te goli i fitores, mirëpo fatkeqësisht pësoi një lëndim dhe nuk dihet për sa do të mungojë.

Megjithatë, Muriqi ka reaguar në rrjetin social “Twitter” duke shkruar se Kosova do të luftojë gjithmonë deri në fund.

Jam krenar për ekipin dhe atë që kemi bërë mbrëmë! Do të përmirësohemi dita-ditës! Ne luftojmë me të gjitha që kemi dhe dje ishte njëjtë, ky jam unë, këta jemi ne. Ne luftojmë!”, shkroi Muriqi.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë detaj lidhur me lëndimin e Muriqit dhe për sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Kosova në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Zvicrën, derisa momentalisht renditet në pozitën e katërt në tabelë.

Lajme të ngjashme