Mundo Deportivo: Arsenal e do Eric Garcian - NACIONALE

Mundo Deportivo: Arsenal e do Eric Garcian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke shikuar mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës Eric Garcia.

Mundo Deportivo” raporton se “Topçinjtë” po e shohin Garcian si idealin për ta zëvendësuar të lënduan Jurrien Timber, që do të mungojë për disa muaj.

Trajneri Mikel Arteta ka kërkuar transferimin e një qendërmbrojtësi meqenëse ka frikë se edhe ndonjë lojtar mund t’iu lëndohet shkaku i lojëve të shumta.

Sidoqoftë, raporti i mediumit spanjoll shton se marrëveshja nuk do të jetë aspak e lehtë me trajnerin Xavi Hernandez që nuk dëshiron t’i ndajë rrugët me spanjollin.

Pavarësisht që s’është pjesë e formacionit të Xavit, trajneri ka besim që Garcia mund ta fitojë vendin 11-shen bazë.

Barcelona gjithashtu nuk është e hapur të pranojë ndonjë ofertë të Arsenalit meqenëse e kanë të vështirë t’i gjejnë zëvendësuesin në ditët e mbetura të afatit veror.

Pra e vetmja mënyrë që një marrëveshje e tillë të realizohet, është nëse Garcia i bën presion klubit katalunas ta shet por që nuk duket se mund të ndodhë pasi e dashuron klubin – prandaj edhe u largua nga Man City.

Arsenal është duke shikuar edhe disa opsione të tjera me Artetan që nuk e ka mohuar ndonjë blerje të vonshme.

Lajme të ngjashme