Muja me Antwerpin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Muja me Antwerpin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Royal Antwerp ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, së bashku me PSV-në dhe Copenhagen.

Kampioni i Belgjikës eliminoi AEK Athens me rezultat të përgjithshëm 1:3.

Pasi fitoi 1:0 si vendas, Antwerp triumfoi edhe në udhëtim te grekët me rezultat 1:2, ku nga minuta e parë ishte sulmuesi Arbnor Muja.

Ish ylli i Dritës bëri një paraqitje të mirë, por që humbi një rast të artë shënimi nga dy metra distancë.

Sidoqoftë, Antwerp ia doli të kualifikohet tutje dhe tani zë një vend në vazon e katër.

Përpos kampionit të Belgjikës, kualifikimin e siguruan edhe PSV që eliminoi Rangers me rezultat të përgjithshëm 7:3 dhe Copenhagen (2:1 ndaj Rakow).

Numri i skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në botë tani është kompletuar, ndërsa shorti tërhiqet të enjten më fillim nga ora 18:00.

Lajme të ngjashme