Arbnor Muja humb një rast të artë nga afërsia
Sulmuesi Arbnor Muja ka humbur një rast të artë shënimi për Antwerpin.
Kosovari ishte titullar ndaj AEK Athens dhe bëri një paraqitje të mirë deri më tani, por që humbi një rast të artë shënimi.
Pasi pranoi një pasim të shkëlqyeshëm nga bashkëlojtari, shqiptari disi nuk arriti ta dërgonte topin në portë brenda dy metrave distancë.
Përndryshe, Antwerp tani është në epërsi me rezultat 0:1 ndërsa është shumë afër ta sigurojë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.