Muja: Disa faktorë të jashtëm ndikuan deri kur u ambientova me ritmin e lojës në Belgjikë - NACIONALE

Muja: Disa faktorë të jashtëm ndikuan deri kur u ambientova me ritmin e lojës në Belgjikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar, Arbnor Muja, tek dje arriti që ta gjejë golin e parë me fanellën e Antwerpit, në ndeshjen e Kupës së Belgjikës që ekipi i tij e fitoi me rezultat 4:0. Ai dha disa shpjegime për ambientimin në futbollin belg.

Për Mujën ishte një ditë e veçantë ajo e djeshmja, pasi më në fund arriti të zhbllokohet në futbollin belg, duke gjetur kështu golin e parë në skuadrën e drejtuar nga legjenda holandeze Van Bomel.

Fitorja 4:0 ndaj St. Liege në një formë shënoi edhe rikthimin nga pauza e Kupës së Botës të futbollit në Belgjikë. Për ish-sulmuesin e Dritës dhe Trepçës ’89 ndeshja kundër Standard Liege mund të shërbejë si një ogur i mirë për pjesën e mbetur të sezonit.

“Është një ndenjë e mahnitshme. Ishim shumë mirë të përgatitur pas humbjes që pësuam ndaj Standard Liege 3:0 para dy muajve. Mendoj që ishim shumë më të fortë mendërisht e fizikisht”, tha Muja.

Faktorët e jashtëm që ndikuan në ambientimin në Belgjikë

Përfaqësuesi kosovar deklaroi se lëndimi dhe disa faktorë të tjerë të jashtëm kanë qenë me ndikim enorm në vonesën e ambientimit të tij në një futboll ndryshe seç është në Belgjikë për dallim nga ai që ishte mësuar të luante në Kosovë.

“Shumë më është dashur të pres për këtë gol. Kur kam ardhur këtu në Belgjikë ishin disa faktorë të jashtëm që ndikuan që gjërat të ndërlikoheshin. Së pari u lëndova dhe isha jashtë fushës për dy muaj dhe kisha nevojë po ashtu për një periudhë të ambientimit me ritmin e lojës këtu”, nënvizoi ai.

Sido që të jetë, mitrovicasi potencoi se tani kanë filluar të vijnë gjërat në vendin e vet: “Kam filluar të ndihem më mirë. I njoh më mirë shokët e mi të skuadrës, njësoj siç ata më njohin edhe mua.”

Siç ishte edhe e pritshme, kalimi nga Drita tek Antwerpi domosdo nuk ishte i lehtë për t. Ai filloi një etapë komplet të re, në një futboll e sistem më ndryshe seç ishte mësuar të luante në Kosovë.

Më 5 gusht u zyrtarizua si lojtar i Antwerpit, pasi këta të fundit ishin ndarë të kënaqur me cilësitë e tij në ndeshjen direkte që klubi belg kishte luajtur ndaj Dritës.

Arbnor Muja ishte prej lojtarëve më shpërthyes të Dritës në ato dy ndeshje. Jo më kot edhe ra në të drejtuesve belgë, të cilët i afruan një kontratë trevjeçare me klubin e tyre.

Megjithatë, nga lëndimet e deri te vonesa e përgjithshme në ambientim, bëri që të mos kishte një fillim ëndrrash në kampionatin belg.

Gjendja e tij fizike nuk ka qenë prej më të mirave. Një faktor i tillë e ka komprometuar jo pak rendimentin e tij në këtë fillim të sezonit.

Tek më 2 tetor arriti që ta lënte anash lëndimin në këmbë, duke luajtur për 46 minuta në humbjen e parë të Antwerpit kundër Kortrijk me rezultat 2:1 në kampionat, pas një serie prej nëntë fitoreve rresht.

Ai vetëm në dy ndeshjet vijuese në kampionat kishte arritur që të luante si startues. Më pas, për shkak të paraqitjeve jo bindëse, u la në stol.

Lajme të ngjashme