Moyes: Nuk luajmë për ta shpallur Arsenalin kampion
Trajneri i West Ham Unitedit Davyd Moyes thotë se nuk do të luajnë për ta shpallur Arsenalin kampion në Angli.
West Ham mund t’i gëzojë rivalët londinezë duke e ndalur Cityn, ku në rast që Arsenali mposht Evertonin atëherë shpallen kampion pas 20 vjeteve.
Megjithatë, Moyes ka njoftuar se nuk luajnë për Arsenalin por për t’i gëzuar tifozët vendas.
“Është e vështirë të mposhtet Man City në çdo kohë, veçanërisht kur ata e dinë se duhet të fitojnë një ndeshje për të siguruar kampionatin. Kjo na vë nën presion për shkak të asaj që mund të bëjë Manchester City, por gjithashtu i vë ata nën presion”.
“Futbolli është një lojë e çuditshme dhe nuk e dini se çfarë momentesh do të keni për të fituar ndeshjet. Ne duhet të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato mundësi kur ato të vijnë”.
“Ne jemi plotësisht të përqendruar te vetja. Ne nuk po luajmë për ta bërë Manchester Cityn të humbasë Premierligën ose që Arsenali të fitojë kampionatin, ne po luajmë për West Hamin dhe po përpiqemi të fitojmë ndeshjen për tifozët tanë”.
Të dy përballjet si Man City – West Ham, ashtu edhe Arsenal – Everton do të nisin me fillim nga ora 17:00.