Moyes dëshpëron tifozët e Arsenalit: Vështirë të ndalën edhe U14-shat e Man Cityt - NACIONALE

Moyes dëshpëron tifozët e Arsenalit: Vështirë të ndalën edhe U14-shat e Man Cityt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri David Moyes nuk është optimist se mund ta ndalin Manchester Cityn në xhiron e fundit, ashtu siç po shpresojnë tifozët e Arsenalit.

Arsenali synon ta fitojë trofeun e parë pas plot 20 viteve në Premierligë, megjithatë nëse Man City i fiton dy ndeshjet e mbetura ndaj Tottenhamit dhe West Hamit, do ta marrin trofeun e katërt radhazi në kampionatin anglez.

Shumë tifozë shpresat i kanë te skuadra e “Çekanëve” që t’ia nxjerrin një pikë Cityt të dielën, ku në rast që Arsenali fiton përballjen e tyre atëherë do të ishte e mjaftueshme për ta gëzuar titullin kampion.

Sidoqoftë, aq optimist s’është shfaqur vetë Moyes – i cili ka deklaruar se kur një skuadër është në garë për titull në këtë mënyrë, është vështirë të ndalet edhe grupmosha U14.

Është vështirë të ndalësh edhe U14-shat kur janë në garë për titull. Mendoj se të gjithë e dinë, iu kam thënë lojtarëve do të shkojmë të bëjmë gjithçka në mënyrë profesioniste dhe të japim më të mirën që mundemi”, tha ai në konferencë për shtyp.

Përndryshe, Man City fillimisht do ta ketë një përballje të vështirë në mesjavë kundër Tottenhamit, që s’ishte zhvilluar në xhiron e 34-të në kampionatin anglez.

Në anën tjetër, Arsenali do të jetë nikoqir i Evertonit në “Emirates Stadium”.

Lajme të ngjashme