Mourinho refuzon ofertën e Portugalisë për t’u bërë përzgjedhës, i mbetet besnik Romës - NACIONALE

Mourinho refuzon ofertën e Portugalisë për t’u bërë përzgjedhës, i mbetet besnik Romës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jose Mourinho ka refuzuar ofertën e Federatës së Futbollit të Portugalisë për t’u bërë përzgjedhës i ekipit kombëtar portugez. Ai dëshiron që ta vazhdojë projektin e nisur vitin e kaluar me Romën.

Qëkur Santos u shkarkua, zëvendësuesi i preferuari i zyrtarëve të federatës portugeze, por edhe i vetë futbolldashësve portugezë, ishte Mourinho.

Dëshira që duken se nuk do të jetësohen në planin afatshkurtër. Jo të paktën tani për tani. Siç merr vesh gazeta sportive më e madhe në Portugali, “A Bola”, Mourinho e ka refuzuar ofertën për t’u bërë përzgjedhës i kombëtares të vendit të tij.

Ai dëshiron që të fokusohet në tërësi te pjesa e mbetur e sezonit me Romën, si dhe te reformimi i ekipit. Një projekt ky i nisur që në verën e vitit 2021. Mourinho nuk dëshiron që ta lë punën në gjysmë.

Objektivi kryesor i tij në kohën e tanishme është që të arrijë që ta rikthejë skuadrën kryeqytetase italiane në zonën e Ligës së Kampionëve, për ta kualifikuar kështu në kompeticionin më të madh në nivel klubesh.

Një mision që duket se nuk do të jetë i lehtë, marrë parasysh vështirësitë që ka treguar skuadra “verdhekuqe” në këtë fillim të kampionatit në Serie A..

Ndërkohë federata portugeze duhet t’i studiojë alternativat tjera për ta emëruar përzgjedhësin e ri, i cili do të jetë pasues i Santosit. Për momentin jo shumë emra janë në tavolinë. Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Portugalisë në momentin e shfuqizimit të kontratës të Santosit janë zotuar se shumë shpejt do t’i marrin masat e duhura për ta zyrtarizuar përzgjedhësin e ri.

Në Portugali lajmi për refuzimin e Mourinhos për t’u bërë përzgjedhës i kombëtares së tyre është marrë me zhgënjim, pasi ishin të bindur se do të pranonte, duke pasur në konsideratë edhe faktin se gjithnjë ka treguar se ka një lidhje të veçantë me vendin e tij.

Mourinho gjatë këtyre ditëve po qëndron në Portugali. Festën e Kërshëndellave ai do ta kalojë së bashku me më të dashurit e tij në vendlindje, para se të rikthehet në Romë për ta vazhduar fazën e dytë të sezonit.

Lajme të ngjashme