Motta me "dorën e hekurt": Ia tregon derën shtatë lojtarëve, përfshirë Chiesan
Jo vetëm sulmuesi Federico Chiesa, por edhe shtatë lojtarë të Juventusit kanë mbetur jashtë planeve të trajnerit Thiago Motta.
Motta konfirmoi vendimin duke mos i ftuar në miqësoren ndaj Brest, e cila përfundoi me rezultat 2:2.
I pyetur për Chiesan, Motta e bëri të qartë se nuk e ka ftuar për “arsye transferimi” duke i kërkuar të gjejë sa më parë një klub të ri.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se përpos italianit, në listën e lojtarëve që nuk i do më Juve janë edhe portieri Wojciech Szczesny, mesfushorët Weston McKennie, Arthur Melo, Hans Nicolussi Cavigilas, mbrojtësit Mattia di Sciglio dhe Daniele Rugani, si dhe sulmuesi Filip Kostic.
⚪️⚫️⛔️ Not only Federico Chiesa.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 4, 2024
Szczesny, Weston McKennie, De Sciglio, Arthur Melo, Kostic, Nicolussi-Caviglia, Rugani are all OUT of Juventus project.
"We are convinced this is the best decision possible", Thiago Motta says. pic.twitter.com/r4CIWOMoZr
Të gjithë lojtarëve tani iu është kërkuar që të shikojnë opsionet e tjera, me Ruganin që është afër kalimit te Ajax, derisa Szcesny ka qenë i lidhur me kalimin në Ligën Pro Saudite.