Motta insiston se Juventusi do të ndryshojë pas fitores ndaj Man Cityt - NACIONALE

Motta insiston se Juventusi do të ndryshojë pas fitores ndaj Man Cityt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Juventusit Thiago Motta insiston se Manchester City e detyrojë “Zonjën e Vjetër” të mbrohet më shumë, por që stili i lojës së tyre do të ndryshojë në krahasim me kundërshtarët e tjerë.

“Bianconerët” morën një fitore të madhe 2:0 ndaj kampionit të Anglisë në kuadër të raundit të gjashtë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Juventusi e la Cityn të dominonte në posedim por që me kundërsulme arriti t’i merrte pikët e plota.

“Sigurisht është pasurim. Ishte vendimi ynë, por gjithashtu të detyrojnë të luash në këtë mënyrë sepse kanë luajtur kështu që kur morën Guardiolan”.

“95-98 për qind të ndeshjeve i luajnë kështu. Në të njëjtën kohë jam i kënaqur. Gjithnjë e kam thënë se të luash mirë nënkupton të kuptosh momentet e lojës. Ishte paraqitja që kishim nevojë ndaj një skuadre të mirë”.

Sigurisht do të përballemi me skuadrat e tjera me karakteristika të ndryshme, prandaj do të luajmë ndryshe. Në lojën e ardhshme do të jetë krejt ndryshe”, deklaroi Motta.

Juventusi ka mbledhur 11 pikë në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve ndërsa dy ndeshjet e fundit do t’i zhvillojë fillimisht si mysafir i Club Brugge e pastaj e pret Benfican.

Lajme të ngjashme