Mohamed Salah i shkatërruar pasi Liverpooli s’u kualifikua në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Mohamed Salah i shkatërruar pasi Liverpooli s’u kualifikua në Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thënë se ndihet i shkatërruar që klubi nuk arriti ta zërë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, po e pranoi se nuk ka arsyetime për këtë dështim.

Salah shkoi për këtë në rrjetet sociale pak pasi dështoi i Liverpoolit për t’u futur në top katërshe të Premierligës u konfirmua nga fitorja e Manchester Unitedit kundër Chelseat.

Liverpooli do ta përfundojë sezonin në vendin e pestë dhe do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

“Jam plotësisht i shkatërruar. Ne ju (tifozët) zhgënjyem juve dhe veten tonë”, shkroi përfaqësuesi i Egjiptit.

Liverpooli i fitoi shtatë prej tetë ndeshjeve të fundit në një përpjekje të vonuar për vendin e katërt, por e pagoi rëndë përfundimisht formën e luhatshme që kishte pothuajse tërë sezonin para kësaj ecurie.

Unitedit i nevojitej vetëm një pikë në shtëpi kundër Chelseat në ndeshjen e parafundit të sezonit për ta konfirmuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ku u bashkohet kampionit Manchester City, vendit të dytë Arsenal dhe Newcastle Unitedit si katër klubet angleze në garën kryesore evropiane sezonin e ardhshëm.

“Ne kishim gjithçka që nevojitej për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe dështuam”, nënvizoi Salah, i cili e fitoi këtë garë në sezonin 2018/19 dhe humbi në finalen e sezonit të kaluar ndaj Real Madridit.

“Ne jemi Liverpooli dhe kualifikimi në këtë garë është minimumi. Më vjen keq por është tepër herët për një postim optimist”, shtoi ai.

Salah, i cili nënshkroi marrëveshje fitimprurëse trivjeçare me Liverpoolin verën e kaluar, i ka shënuar 19 gola në Premierligë këtë sezon, gjashtë në 14 ndeshje para Kupës së Botës 2022 dhe 13 në 23 ndeshje pas atij turneu.

Lajme të ngjashme