Manchester Unitedi kualifikohet në Ligën e Kampionëve, pasi e shkatërroi Chelsean
Manchester Unitedi e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi e mundi 4:1 Chelsean të enjten në Old Trafford.
Casemiro i kaloi vendasit në epërsi, ndërsa Anthony Martial e dyfishoi epërsinë duke shënuar nga afërsia pas një asisti nga Jadon Sancho.
Bruno Fernandes e shtoi në tri epërsinë e Unitedit nga penalltia, pasi u faullua nga ëesley Fofana.
Një gabim tjetër i Fofanas ia mundësoi Marcus Rashfordit ta shënojë golin e katërt, para se Joao Felix të shënonte një gol ngushëllues për të kaltrit në fund të takimit.
Kjo ishte disfata e tetë në 10 ndeshje nën udhëheqjen e Frank Lampardit dhe e 16-ta në përgjithësi për Chelsean këtë sezon në ligë.
Ky rezultat nënkupton se Unitedi do ta mbyllë sezonin në top katërshe, mbi rivalin e vjetër Liverpool.
Liverpooli do të luajë në Ligën e Evropës.
Unitedi u bashkohet kampionit Manchester City, Arsenalit dhe Newcastle Unitedit si katër skuadrat që sigurojnë Ligën e Kampionëve nga Anglia.