Modric heroi i Real Madridit, 'Mbretërit' triumfojnë ndaj Sevillës - NACIONALE

Modric heroi i Real Madridit, 'Mbretërit' triumfojnë ndaj Sevillës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi është kthyer në rrugën drejt fitoreve, duke e mposhtur Sevillën në Santiago Bernabeu me rezultat minimal 1:0, me golin e shënuar nga Luka Modric.

Mbretërit barazuan ndeshjen e kaluar, duke iu dhënë mundësi ndjekësve të afrohen në garën për titull.

Skuadra e Carlo Ancelottit nuk pati paraqitjen më të mirë të mundshme, edhe pse patën më shumë raste gjatë takimit.

Real Madridi shënoi fillimisht në minutën e 10-të, por goli u anulua nga VAR për ndërhyrje të palejueshme.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa në 45 minutat e dyta heroi ishte Luka Modric që u inkuadrua në vend të Fernandez.

Zhvillohej minuta e 81-të kur Modric shënoi për 1:0, gol që ua solli tre pikë Real Madridit.

Mbretërit tashmë kanë 65 pikë nga 26 ndeshje, tetë pikë më shumë se Barcelona që është ndjekësi më i afërt në renditje.

Lajme të ngjashme