Modric e godet gjyqtarin: Është më i keqi, më i tmerrshmi që kam parë - NACIONALE

Modric e godet gjyqtarin: Është më i keqi, më i tmerrshmi që kam parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, mbeti i tronditur nga gjyqtari kryesor i takimit në humbjen ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e parë të Botërorit në Katar. Ai tha se me Orsaton nuk ka kujtime të mira dhe është më i keqi e më i tmerrshmi që ka parë.

37-vjeçari i cili nuk njihet për polemika, kishte disa fjalë të zgjedhura për gjyqtarin italian, Daniele Orsato, pas humbjes 3-0 të Kroacisë në gjysmëfinale nga Argjentina në stadiumin Lusail, duke e quajtur paraqitjen e tij një "katastrofë". Ishte ndeshja e dytë e Argjentinës gjatë turneut që italiani drejton dhe 47-vjeçari i dha jug-amerikanëve një penallti në pjesën e parë pas faullit të Dominik Livakovic ndaj Julian Alvarez, të cilin Leo Messi e ktheu në gol për t’ia dhënë epërsinë 1:0 kombëtares së tij. Një gol i Alvarezit pasoi ndërsa skuadra e Lionel Scalonit shkoi në pushimin e mes pjesëve me rezultat 2:0.

Luka Modric Croatia WC

Më pas në pjesën e dytë u shënua edhe një gol nga Alvarez, për ta dhënë epilogun final të takimit me rezultatin 3:0, me Argjentinën që u bë finalisti i parë i këtij turneu.

Modric pas ndeshjes u tregua i ashpër me gjyqtarin, ndërsa për kundërshtarët tha se ata e merituan fitoren.

Luka Modric Croacia Qatar 2022

Argjentina ishte fituesi i drejtë i ndeshjes, ata ishin më të mirë, e merituan të fitonin, por disa gjëra duhet të përmenden, në përgjithësi nuk e bëjë një gjë të tillë, por kësaj radhe më duhet ta bëjë. Nuk e pëlqej të flas për gjyqtarët, por ky është ndër më të këqijtë. Nuk kam memorie të mirë nga Orsato, ai është i tmerrshëm. Për mua ajo nuk ishte penallti”.

Kapiteni kroat në fund shtoi: “Pavarësisht kësaj, nuk dua të heqë meritat e Argjentinës. Penalltia na mbyti ne. Duhet të rikuperohemi për ndeshjen e vendit të tretë dhe duhet ta fitojmë atë.

Sidoqoftë, pavarësisht kritikave të Modricit ndaj gjyqtarit kryesor të takimit, ai i uroi fat Messit në finale.

Barça Worldwide on Twitter: "🎙️ Luka Modrić: “I hope Lionel Messi wins this World Cup, he is the best player in history and he deserves it.” https://t.co/61ZHcPEmAB" / Twitter

“Urime dhe i uroj fat në finale Messit. Ai është duke pasur një turne të jashtëzakonshëm dhe është duke shfaqur madhështinë dhe kualitetet e tij.”

Mesfushori veteran i Real Madridit nuk e ka përfunduar ende kampanjën në Katar, pasi që më 17 dhjetor me kombëtaren e tij do ta zhvillojë ndeshjen për vendin e tretë me njërin nga humbësit e ndeshjes Maroku – Francë në Khalifa Stadium.

Lajme të ngjashme