Mo Salah refuzon 100 milionë euro, agjenti: Nuk largohemi nga Liverpooli - NACIONALE

Mo Salah refuzon 100 milionë euro, agjenti: Nuk largohemi nga Liverpooli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Mohamed Salah ka refuzuar 100 milionë euro në vit nga skuadra arabe Al Ittihad, duke i qëndruar besnik Liverpoolit.

E ardhmja e egjiptianit do të vazhdojë të jetë në “Anfield”, me agjentin e tij Ramy Abbas që konfirmoi se nuk po e konsiderojnë largimin.

Nëse do të konsideronin largimin këtë vit, nuk do ta rinovonim kontratën te Liverpool verën e kaluar”.

Mohamed vazhdon t’i qëndrojë besnik Liverpoolit”, deklaroi ai.

Al Ittihad raportohet të këtë bërë një ofertë tejet të lartë financiare me shpresën për ta bindur Salahun, por që nuk ia dolën.

Egjiptianit i është ofruar pagë prej 100 milionë eurove për vit, por mesa duket nuk ka qenë e mjaftueshme për ta bindur.

31-vjeçari edicionin e kaluar ishte ndër yjet kryesorë te klubi anglez ku në 51 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 30 gola dhe asistuar plot 16 herë.

Tashmë e disa vite Salah ka qenë i lidhur me largimin nga Liverpool, por që asnjëherë s’ka qenë asgjë konkrete pasi nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare.

Lajme të ngjashme