Mo Salah këshillohet të qëndrojë te Liverpool për pjesën e mbetur të karrierës - NACIONALE

Mo Salah këshillohet të qëndrojë te Liverpool për pjesën e mbetur të karrierës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Mohamed Salah është këshilluar të qëndrojë te Liverpool për pjesën e mbetur të karrierës nga bashkëlojtari Harvey Elliott.

Egjiptiani gjithnjë ka shënuar mbi 19 gola që nga viti 2018, derisa shkëlqeu në fitoren e fundit ndaj Wolves duke dhuruar dy asistime.

Sidoqoftë, Salah ishte i hapur që t’i bashkohej Al Ittihad gjatë verës, të cilët edhe bën një ofertë zyrtare prej 150 milionë eurove që u refuzua menjëherë nga “Reds”.

Skuadra arabe pritet të rikthehet me një tjetër ofertë të lartë, sidoqoftë Elliott ka kërkuar nga 31-vjeçari të pensionohet në “Anfield”.

Prekeni tokën, shpresoj që nuk largohet asnjëherë. Por nëse ndodh, atëherë dua që të mësojmë nga ai direkt”.

Shpresoj që qëndron për pjesën e mbetur të karrierës. Do të bëj më të mirën për ta bindur, por të mësoj nga ai dhe ta kem në skuadër është ëndërr e bërë realitet si për të gjithë të tjerët”.

Kreativiteti i Mo nuk është nga kjo botë dhe nuk mendoj se vlerësohet sa duhet. Në sytë e publikut ndoshta është befasi sepse njihet për golat, por kreativiteti i tij është si i më të mirëve në botë. Është vështirë të luash kundër”.

Ai ka sytë në të gjithë vendin dhe provoj t’i afrohem sa më shumë që të mësoj. Të mësoj nga më i miri”.

Lajme të ngjashme