“Mirëdita” – Messi e kaloi natën në shtrat me të bukurën kupë bote
Lionel Messi u zgjua mëngjesin e së martës me Kupën e Botës pranë në shtrat, trofeun më të bukur dhe më të çmueshëm që e kishte ëndërruar aq shumë.
Messi e fitoi Kupën e Botës - trofeun e vetëm dhe më të madh që i kishte munguar në karrierën e vet të bujshëm - pas triumfit të Argjentinës kundër Francës në finalen e së dielës në Katar.
Sulmuesin 35-vjeçar e zbardhi mëngjesi i së martës me kupën bukuroshe në shtrat.
“Mirëdita”, shkroi Messi në përshkrimin e fotografive ku shihet në shtrat me trofeun e Kupës së Botës.
Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e vet, duke i shënuar dy gola në finale të cilën argjentinasit e fituan me penallti dramatike.
Ai u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa u mposht për një gol nga Kylian Mbappe për çmimin golashënuesi më i mirë i turneut.
Messi i shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në secilin rreth të Kupës së Botës qëkur këtij turneu iu shtua edhe rrethi i 16 më të mirëve në vitin 1986.
Ai po ashtu u bë lojtari i parë që e fiton Topin e Artë dy herë, të cilin e kishte fituar edhe në finalen e humbur kundër Gjermanisë më 2014.

Messi tha se dëshiron të vazhdojë të luajë për Argjentinën edhe pas triumfit në Kupën e Botës, pavarësisht se kishte thënë paraprakisht se finalja do të ishte ndeshja e tij e fundit për kombëtaren.
“Natyrisht doja ta mbyllja karrierën me këtë, nuk mund të kërkojë asgjë më shumë”, tha Messi pas finales.
“Çfarë mbetet pas kësaj? Isha në gjendje ta fitojë Kupën e Amerikës, Kupën e Botës në fund. E dua futbollin. Më pëlqen të jem më bashkëlojtarët e ekipit kombëtar, me këtë grup, dua të vazhdoj t’i përjetoj edhe disa ndeshje si kampion bote”, shtoi ai.