Minutazha e ulët, Marseille synon ta “rrëmbejë” Vieiran nga Arsenali - NACIONALE

Minutazha e ulët, Marseille synon ta “rrëmbejë” Vieiran nga Arsenali

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Marseille është duke tentuar ta huazojë mesfushorin e Arsenalit Fabio Vieira gjatë afatit dimëror.

Portugezi kaloi te “Topçinjtë” në një marrëveshje 35 milionë funtesh verën e kaluar, por ka vuajtur të fitojë vendin në 11-shen bazë.

Portugezi ishte titullar vetëm në dy paraqitje në Premierligë, duke qenë prapa Martin Odegaardit derisa edhe Kai Havertz shpesh herë zgjidhet para tij.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Vieira mund të jetë i interesuar për t’u huazuar në janar në Ligue 1, me Marseille që kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit.

Sidoqoftë, marrëveshja është shumë larg fazës së avancuar pasi prioritet i klubit francez është duke tentuar ta bind ish yllin e Juves dhe Bayernit Mehdi Benatia si drejtor i futbollit.

Marseille është i lidhur me Fabio Vieira në formë huazimi, por është ende shumë herët për këtë”.

Arsenal nuk ka vendosur asgjë nëse lojtarët do të largohen në janar dhe Marseille ende s’ka drejtor, do të bëhet Mehdi Benatia, i cili do të zyrtarizohet këtë javë por është ende herët për të negociuar për lojtarë”.

Arsenal megjithatë mund të jetë “pengesë” për portugezin, pasi nuk duan të humbasin mesfushorë shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Thomas Partey pritet të jetë jashtë deri në janar shkaku i lëndimit në kofshë, derisa Emile Smith Rowe, Martin Odegaard dhe Mohammed Elneny gjithashtu janë të lënduar.

Lajme të ngjashme