Ministri Çeku thotë se nuk kanë nënshkruar memorandum për financim me FFK-në, ka disa fjalë edhe për problemet e Agim Ademit me ligjin - NACIONALE

Ministri Çeku thotë se nuk kanë nënshkruar memorandum për financim me FFK-në, ka disa fjalë edhe për problemet e Agim Ademit me ligjin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka zbuluar së fundmi që këtë vit ende nuk kanë nënshkruar memorandumin për financimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sa ishte drejtpërdrejt në “T7”, Çeku komentoi “raportet” me FFK-në duke treguar se marrëveshja e memorandumit ende nuk është nënshkruar.

Ai përsëriti atë që kishte thënë para disa muajve se kanë kontestuar ligjshmërinë në Kuvendin e fundit zgjedhor dhe janë duke proceduar lëndën.

Qasja e parë që kam përdorur në raport me sportin ka qenë ekuidistancë më të gjithë. Nuk ka afërsi, nuk ka privilegje. Nuk kemi nënshkruar memorandumin për financimin e FFK-së këtë vit. E kemi kontestuar ligjshmërinë Kuvendin e fundit zgjedhor dhe kemi proceduar lëndën tutje për shqyrtim, por pjesa që na takon neve është administrative. Ka një autonomi sportive, të cilën nëse ne e cenojmë, na vijnë dënimet nga UEFA dhe FIFA, pra kjo autonomia nuk e lejon Ministrinë me ndërhy”.

Ne mundemi me i dërguar vërejtje, me i dërguar nëpër gjykata mos me e nënshkruar memorandumin e financimit që nuk e kemi bërë. Federatat janë OJQ, nëse ajo anëtarësi me 95 për qind në fund e voton një njeri është e pamundur që me pas instrumente ligjor për me ndryshuar realitetin. Çdo përpjekje të sanksionon nga UEFA dhe FIFA”.

Pastaj, kur u pyet lidhur me problemet që kryetari Agim Ademi ka me ligjin, Çeku ishte i hapur duke deklaruar se institucionet e tjera duhet të merren me këtë çështje, e që situata ende nuk ka arritur në pikën e pezullimit të licencës.

Nëse më thoni se ai [Agim Ademi] ka probleme me ligjin, janë institucionet tjera që ishte dashtë me trajtu këtë rast. Ka edhe Federata tjera problematike. Në disa raste kemi shkuar deri në pezullim të licencave. Unë i përdori mjetet që kam në dispozicion, ligjore. Por, nuk provoj të përdori afërsi me Federatat”, shtoi Çeku në “Pressing”.

Lajme të ngjashme