Ministri Çeku: Ademit sapo iu mbyll një rast, iu hap një tjetër, licencimi s'ka përfunduar - NACIONALE

Ministri Çeku: Ademit sapo iu mbyll një rast, iu hap një tjetër, licencimi s'ka përfunduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka komentuar arrestimin e Agim Ademit duke bërë me dije se procesi i licencimit është në përfundim, por ende s’është finalizuar.

Agim Ademi është në arrest shtëpiak për një muaj pas akuzave për “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie në tatim”.

Në intervistë për “Pressing”, ministri Çeku ka komentuar rastin e mbyllur të Ademit, ku u shpall i pafajshëm, me FIFA-n dhe UEFA-n që e kanë mbështetur.

"Sapo mbaroi një histori, iu hap një tjetër me 48 orë dallim më duket. Çështja e Agim Ademit dhe pika ku lidhet me ministrinë e Sportit është ligji për licencim të Federatës, sepse me udhëzimin tonë të ri ku kemi vendos disa pika pak më të forta, ka pasur një lloj kërkesë pastrimin e figurave që janë. Ne kemi pasur komunikim me FIFA-n dhe UEFA-n me rastin që është mbyllur. Komenti i tyre ka qenë për derisa është aktakuzë, ajo nuk bie ndesh me etikën e këtyre organizatave".

I pyetur për licencim, Çeku njoftoi se tani po vlerësojnë aplikacionin e klubeve dhe gjërat po shkojnë drejtë fundit, mirëpo ende s’ka përfunduar.

"FFK e ka merituar një statut të ri, që hartuar nga FIFA, ky është konfirmim që kemi marrë me ta. Tani jemi në fazën kur po shikohet aplikacioni i klubeve, sepse licencimi nuk ka të bëjë vetëm me Federatën por edhe klubet. Ky proces është në përfundim, por ende s'ka përfunduar. Rasti i ri ende është në fillim, nuk kemi aktakuzë. Neve na intereson a pajtohet ky kriteri që është i pastërtisë së personit në fjalë", shtoi Çeku.

Lajme të ngjashme