Milot Rashica asiston te goli i fitores për Galatasarayn ndaj Kasimpasas
Ylli kosovar Milot Rashica është duke vazhduar me formën fantastike te gjiganti turk Galatasaray.
Anësori asistoi te goli i fitores për Galatasaray ndaj Kasimpasas, që përfundoi me rezultat 1:0.
Fillimisht, kosovari u la në stol por u inkuadrua pas 22 minutave lojë në vendin e Juan Mata, që pësoi një lëndim.
Zhvillohej minuta e 57-të, me Galatasarayn që nisën një aksion fantastik ku Rashica asistoi për Nicolo Zaniolon duke e vendosur përballë portierit, me italianin që e kishte të lehtë të realizonte.
🇹🇷 Milot Rashica’s assist for Nico Zaniolo’s first goal for @Galatasaray !😍
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) March 11, 2023
pic.twitter.com/seWyDemtoE
Pas këtij goli, Fenerbahce arriti të mbrohej për t'i arkëtuar pikët e plota që ndikojnë ta mbajë kreun e Superligës Turke me 60 pikë, nëntë më shumë se Fenerbahce.
Në këtë ndeshje mbi 20 minuta i zhvilloi edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili hyri në fushë në minutën e 73-të.
Përndryshe, kjo formë fantastike e Rashicës do të jetë një ndihmë e madhe për kombëtaren e Kosovës në dy ndeshjet e marsit. "Dardanët" do të udhëtojnë për përballjen ndaj Izraelit para se ta presin Andorrën.