Milito: Interi e meritoi fitoren ndaj Manchester Cityt në finale të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Milito: Interi e meritoi fitoren ndaj Manchester Cityt në finale të Ligës së Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi e meritoi fitoren në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, thotë legjenda e zikaltërve, Diego Milito.

Milito beson se Interi kishte një "udhëtim të shkëlqyeshëm" për të arritur deri në finale, duke mposhtur Porton, Benficën dhe rivalët e qytetit AC Milan, por në fund ata nuk arritën fitoren kundër Cityt, pasi goli i shkëlqyer i Rodrit ia dhuroi tripletën historike skuadrës së Pep Guardiolës. Interi, megjithatë, pati një sërë rastesh, me Romelu Lukaku që humbi një rast, goditja me kokë e të cilit nga afërsia u ndal nga Ederson dhe gjithashtu bllokoi pa dashje një goditje në drejtim të portës.

Milito Inter

Duke folur në një intervistë për GOAL, Milito tha: “Mendoj se ishte shumë afër. Interi ka bërë një rrugëtim të madh në Ligën e Kampionëve, ata e merituan finalen dhe për mendimin tim merituan edhe më shumë në finale. Interi pati një lojë të mrekullueshme, për fat të keq futbolli është i tillë, ata nuk mundën ta zhbllokonin dhe më pas dita ishte e pafat. Manchester City shënoi dhe për fat të keq Interi nuk ishte në gjendje ta sillte kupën në shtëpi, por unë mendoj se udhëtimi ka qenë i jashtëzakonshëm.”

Romelu Lukaku Champions League Final

Interi arriti të fitonte Kupën e Italisë, duke mposhtur Fiorentinën në finale, ndërsa përfunduan në vendin e tretë në Serie A. Milito, natyrisht, fitoi Ligën e Kampionëve me Interin nën drejtimin e Jose Mourinhos në vitin 2010, duke i shënuar të dy golat në finale kundër Bayern Munichut, në sezonin që ishte historik për zikaltrit që e mbyllën me tripletë.

Milito enjoys slice of history | UEFA Champions League | UEFA.com

Tani lojtarët e Interit janë në pushim, ndërsa faza përgatitore do të fillojë shumë shpejt, me ndeshjen e parë miqësore që do të jetë më 27 korrik kundër skuadrës së Cristiano Ronaldos, Al Nassr.

Lajme të ngjashme