Milani në probleme, Bayern Munich interesohet për Mike Maignan
MIlani po përpiqet që sa më shpejt ta bllokojë Mike Maignan me një kontratë të re afatgjate, por bisedimet kanë ngecur dhe nuk po përparojnë, me Bayern Munich tashmë të përfshirë në këtë mes si e interesuar për portierin francez.
Kuqezinjtë hapën bisedimet me përfaqsuesit e portierit francez verën e kaluar, një ditë pas shkarkimit të Paolo Maldinit, të etur për të kuptuar parametrat e një marrëveshjeje. Drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë një figurë kyçe në skuadrën e Stefano Piolit.
Milani dëshiron të sigurojë që Maignan të ketë një kontratë të re përpara verës së vitit 2025, i vetëdijshëm se Bayern Munich dhe klubet e tjera të nivelit të lartë anembanë Evropës janë të prirur të blejnë portierin që po vazhdon shkëlqimin, i cili tani ka zënë vendin e titullarit edhe Hugo Llorisit në Francë te skuadra kombëtare.
Tuttosport detajon se si shoqëruesit e Maignan besojnë se ai meriton një pagë prej rreth 8 milionë euro neto në sezon, shumë më e lartë se vlerësimet fillestare të menaxhmentit të Milanit që paguajnë më pak se 7 milionë euro neto për Rafael Leao.
Ndërsa kuqezinjtë nuk janë ende në gjendje paniku, është e qartë se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në negociata përpara çdo marrëveshjeje të mundshme.
Bayern po kërkon një zëvendësues të ri afatgjatë për Manuel Neuer dhe një ofertë prej rreth 80 milionë euro për Maignan në verë mund të jetë e mjaftueshme për të detyruar Milanin ta shesë. Gjigantët bavarez gjithashtu mund të përballojnë të ofrojnë një kontratë me vlerë mbi 10 milionë euro neto në sezon.