Milani me vështirësi kthehet te fitoret duke mposhtur Veronën, Bayern Munich e shkatërron Bochumin
Milani është kthyer te fitoret, duke mposhtur me vështirësi Hellas Veronën 1:0, në një ndeshje jo shumë të mirë të zhvilluar nga dy skuadrat. Në anën tjetër në Bundesliga, Bayern Munich, ka shënuar fitore të thellë ndaj Bochum 7:0.
Skuadra e Stefano Piolit, po vinte nga një humbje e thellë ndaj Interit 5:1 në Derby della Madonnina, si dhe nga një barazim me Newcastle United në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve dhe fitorja ishte rezultat që kërkohej me patjetër sot.
Ndonëse nuk u paraqitën në mënyrën më të mirë të mundshme, kuqezinjtë fituan me një gol të shënuar në minutat e para të takimit.
Zhvillohej minuta e tetë, kur një gabim në mesfushë nga mysafirët, bëri që Oliver Giroud të asistonte për Rafael Leao, i cili u nis pothuajse nga gjysma e fushës me topin në këmbë, për të realizuar bukur për 1:0.
Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Milani kështu kthehet te fitoret në Serie A, ku pas pesë javësh kanë grumbulluar 12 pikë dhe gjenden në vendin e dytë, prapa Interit, me pikë të barabarta, por zikaltrit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Bayern Munich – Bochum
Në Bundesliga, Bayern Munich, ka gjetur fitoren e radhës. Tani ata pranë tifozëve të saj e kanë shkatërruar Bochumin me rezultat 7:0, ku Harry Kane shënoi het-trikun e parë në elitën gjermane.
Choupo-Moting e kaloi në epërsi skuadrën e Thomas Tuchel qysh në minutën e katërt të takimit.
Harry Kane e dyfishoi epërsinë në minutën e 13-të.
Bayern Munich [2] - 0 Bochum - Harry Kane 13'
byu/MarcoRuss insoccer
Golin për 3:0 e shënoi mbrojtësi holandez De Ligt, kur në minutën e 29-të u asistua nga kapiteni Joshua Kimmich.
Për epilogun e pjesës së parë, Leroy Sane shënoi për 4:0, me Harry Kane që asistoi. Kliko për të parë golin
Në 45 minutat e dyta, u ndal paksa hovi i vendaseve, ku shënuan tre gola të tjerë.
Fillimisht Harry Kane nga penalltia shënoi për 5:0 në minutën 54-të. Kliko
Mathys Tel e gjeti golin për 6:0 në minutën e 81-të, pasi u asistua nga Harry Kane. Kliko
Për rezultatin përfundimtar shënoi Harry Kane në fund të takimit, për të kompletuar het-trikun e tij të parë dhe një paraqitje fenomenale, ku dhuroi edhe dy asiste. Kliko
Bayern Munich vazhdon kryesimin në Bundesliga, me vetëm një barazim në gjashtë ndeshje të zhvilluara dhe pa humbje.