Milani i humbur në fushë, turpërohet nga Lazio - NACIONALE

Milani i humbur në fushë, turpërohet nga Lazio

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, nuk po arrin assesi te fitorja. Pas një serie rezultatesh negative në vitin 2023, tani i shtohet edhe një humbje nga Lazio me rezultat 4:0, skuadër kjo që e dominoi tërësisht gjatë tërë takimit.

Kjo për kuqezinjtë është ndeshja e pestë pa fitore radhazi, përfshirë një humbje në finalen e Superkupës nga Interi, eliminimin nga Kupa e Italisë dhe dy barazimeve në Serie A.

Image

Nata e keqe nuk kishte si të fillonte ndryshe për të drejtuarit e Stefano Piolit, që pësuan gol qysh në minutën e katërt të takimit.

Ishte mesfushori serb, Sergej Milinkovic-Savic ai që shënoi për 1:0 pas asistimit të Mattia Zaccagnit.

Skuadra nga qytetit i Romës shënoi edhe një herë gjatë pjesës së parë, kësaj radhe golashënues ishte Zaccagni për 2:0 në minutën e 38-të.

Pjesa e parë përfundoi kështu, ndërsa në të dytën, Lazio shënoi edhe dy gola të tjerë.

Për 3:0 u përkujdes mesfushori fantastik, Luis Alberto, i cili në minutën e 67-të konvertoi penalltinë në gol.

Golin e nokautit e shënoi Felipe Anderson në minutën e 75-të për 4:0, pas asitimit të Luis Albertos.

Me këtë fitore të thellë, Lazio tani ngjitet në pozitën e tretë në Serie A, duke parakaluar Interin, që ka pikë të njëjta por rezultati në ndeshjet e ndërsjella është në të mirë të lacianëve, ndërsa Milani vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë, me vetëm një pikë më shumë se Lazio dhe 12 pikë prapa liderit, Napoli.

Lajme të ngjashme