Milani do të ndërtojë stadium të ri pa Interin
Kampioni në fuqi i Serie A-së, Milani, me pronarët e rinj, janë duke menduar ndërtimin e stadiumit të ri, por tani pa Interin, sipas Gazzetta dello Sport. Ata madje kanë identifikuar tri vendet kryesore se ku mund të ndërtohet stadiumi, pas largimit nga San Siro.
Gazeta prestigjioze raporton se kuqezinjtë tashmë janë të gatshëm për të ndarë rrugët me rivalët e qytetit, duke ndërtuar stadiumin të vetëm.
Dy klubet kishin miratuar një projekt të quajtur 'Katedralja' pothuajse një vit më parë, stadium i përbashkët që do të duhej ndërtuar në San Siro.
Stadiumi legjendar Giusseppe Meazza duhet të ishte hequr për të respektuar rregullat mjedisore, por sipas Gazzetta, ai plan nuk është më në agjendën e Gerry Cardinale, presidentit të ri të Milanit.

Pronari i ri i kuqezinjve dëshiron të ndërtojë një stadium të ri i vetëm, pa rivalët e tyre të qytetit. Kampionët në fuqi të Serie A-së kanë identifikuar tashmë tre pika ku mund të ndërtohet shtëpia e tyre e re.
Opsioni i parë është në Sesto San Giovanni, në periferi të qytetit të Milanos. Këshilli i qytetit i ka dhënë tashmë dritën jeshile çdo projekti që përfshin stadiumin e ri të Milanit. Një zonë e madhe është në dispozicion për kuqezinjtë, të cilët, megjithatë, do të luanin për herë të parë jashtë qytetit të Milanos.

Opsioni i dytë është San Donato, gjithashtu jashtë Milanit; ndërsa e treta është një zonë prej 75 hektarësh e quajtur 'La Maura', jo shumë larg nga San Siro, në pronësi të Grupit FCMA.
Cardinale do të bëjë vlerësimin e tij dhe do të marrë një vendim së shpejti. Gazzetta raporton se ai është i vetëdijshëm se Milani ka nevojë për një stadium të ri dhe ka nevojë që të jetë stadium vetëm i tyre, veçanërisht pasi pa se klubi fitoi më shumë se 9 milionë euro për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit javën e kaluar, të ardhurat më të larta të ditës të regjistruar në futbollin italian.
Bye bye San Siro: Cardinale molla l’Inter e si fa lo stadio. Tre aree per il progetto #Milan https://t.co/ySVNUqnZwS
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) February 24, 2023
